Ahireti të bëhet brenga kryesore

24/05/2011 20:48

 

 

Njerëzit ngatërrohen dhe pushtohen nga brengat e kësaj bote, por nëse robi e bën ahiretin brengë të tij kryesore, Allahu do t’i ndihmojë të jetë i përqendruar dhe i vendosur. Enesi ( Allahu qoftë i kënaqur me të) ka treguar: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush e ka ahiretin brengë kryesore, Allahu do t’ia mbush zemrën me ndjenjën e pasurisë dhe pavarësisë: ai do të jetë i qëndrueshëm dhe do ndihet i qetë, pavarësisht nga kjo, dynjaja përsëri do t’i afrohet atij. Kush e ka brengë të tij kryesore këtë dynja, Allahu do të bëjë që ai të ketë frikë të vazhdueshme për varfëri: do të jetë i hutuar dhe i papërqendruar, përsëri nuk do të ketë asgjë prej kësaj dynjaje, veçse atë që u është përcaktuar.”

 

            Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kur njeriu e shpenzon tërë jetën e tij duke mos u brengosur për diç tjetër, veçse për Allahun, Allahu i Lartësuar qoftë Ai, do të kujdeset për të gjitha nevojat e tij, do të kujdeset për gjithë atë qe e brengosë atë: Ai do t’ia zbrazë zemrën, kështu që ajo do të jetë e mbushur vetëm me dashuri për Të, do t’ia lirojë gjuhën dhe ai do flaës vetëm në përmendje të Tij (me dhikër) dhe do të bëjë që të gjitha aftësitë e tij të vihen në dëgjueshmëri ndaj Tij.

 

            Por, nëse njeriu e kalon tërë jetën e tij duke u brengosur vetëm për këtë botë, Allahu do të bëjë që ai ta përjetojë atë me vuajtje, dëshpërim dhe dhimbje: Ai do ta lërë që të kujdeset vetë për çështjet e tij, zemra e tij do të shkëputet nga dashuria për Allahun drejt dashurisë për ndonjë qenie të krijuar, gjuha e tij do të flaës vetëm në përkujtim të krijesave në vend që ta përkujtojë Allahun, ndërsa aftësitë e tij do të vihen në shërbim dhe nënshtrim ndaj tyre. Pra, ai do të përpiqet shumë, duke punuar si ndonjë kafshë shtëpiake, në shërbim të dikujt tjetër përveç Allahut…Cdokush që zmbrapset duke mos u bërë rob i sinqertë i Allahut, i nënshtruar para Tij dhe duke e dashur Atë, mbi vete do të marrë barrën e shërbimit, dashurisë dhe nënshtrimit për ndonjë qenie të krijuar.”

 

            Allahu thotë:

 

            Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Allahut), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.”

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

 

Back