"E pakta që të bën të lumtur është më e mirë se e shumta që të bën të mjerë"

24/05/2011 21:27

 

"Bëhu e kënaqur me atë që Allahu të ka caktuar dhe ti do të jesh më e pasura në mesin e njerëzve”

 

 

Pjesë e vlefshme e jetës është ajo kur ti je  e lumtur dhe e kënaqur. Ndërsa lakmia dhe paniku nuk janë fare të vlefshme. Ato janë të këqia për shëndetin dhe ta marrin bukurinë tënde. Qëndro e kënaqur me Allahun dhe me atë që të ka caktuar. Beso në caktimin hyjnor dhe bëhu optimiste për të ardhmen. Bëhu si flutura, e cila është gazmore dhe e bukur. Ajo fluturon nga një lule në tjetrën, nga një kodër në kodrën tjetër, nga një kopsht në kopshtin tjetër. Ose bëhu si bleta, e cila hanë gjëra të mira dhe prodhon gjëra të mira, kur zbret në një degë lulesh, ajo nuk e thyen; ajo e merr nektarin dhe nuk të pickon dhe gumëzhinë me lumturi dhe me lajme të mira, duke reflektuar një ndjenjë kënaqësie, sikur të ishte një krijesë qiellore që ka ardhur në tokë.

 

“Allahu i do ata që pendohen dhe kthehen tek Ai.”

 

 

"Ti Mund Të Bëhesh Gruaja Më e Lumtur Në Botë"

Autor: Aid el-Karni

 

 

Back