Islami kategorik kundër trafikimit të qenieve njerëzore

23/05/2011 21:24


 Fitim Flugaj 

 

Feja islame si një sistem i kompletuar i jetës, i ndërtuar mbi bazat e parimeve hyjnore të caktuara nga Krijuesi i gjithësisë në librin e Tij të ruajtur- në Kuranin e madhërishëm, dhe të realizuara në jetë nga i dërguari i Tij Muhamed (Paqja, bekimi dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) lufton çdo dukuri negative, e cila dëmton qenien më të privilegjuar të Zotit, që është njeriu.Sidomos kur kemi të bëjmë me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore,besimi islam i paraprin kësaj lufte me një efikasitet të jashtëzakonshëm. Ky efikasitet arrihet të realizohet nëpërmjet dy koncepteve kryesore, me të cilat Feja islame lufton edhe dukuritë e tjera negative. 

 

Dy konceptet janë:

1. Urdhri dhe edukimi për vepra të mira dhe të lejuara (Halal) dhe

2. Urdhri dhe edukimi për ndalim të rreptë nga veprimet e djallëzuara e tëndaluara (Haram).

 

 “Nga mesi juaj të mbetet një grup që thërrasin për mirësi, urdhërojnë për punë të lejuara (halal) dhe ndalojnë nga punët e ndaluara (haram), ata vërtet janë të shpëtuarit”. (Kuran). Mirëpo, kur është fjala për trafikimin e qenieve njerëzore, patjetër duhet të merren parasysh të gjitha elementet që përfshihen brenda kësaj dukurie, në mënyrë që të realizohet një luftë ose fushatë efikase kundër saj. Në fakt kjo dukuriështë një kompleks i përbërë nga disa elemente ose vepra të djallëzuara.

Përderisa edhe nga motivet që i shtyjnë autorët e veprës për të ndërmarrë një veprim të tillë, po ashtu numërohen disa.Atëherë, për ta nxjerrë në pah luftën që zhvillon feja islame kundër kësaj dukurie, e përbërë nga disa elemente dhe motive, kërkohet të flitet për secilën veçe veç.Në realitet, kur kemi të bëjmë me dukuritë tilla, siç është trafikimi i qenieve njerëzore, Feja islame e lufton me një strategji shumë largpamëse, ndërtua rmbi parimin:“Preventiva është shërimi (zgjidhja,alternativa) më i mirë”. (Hadith).Me këtë jep të kuptojmë se në besimin Islam punohet për ndalimin e hershëm të mbjelljes dhe krijimit të problemit,që besoj se secili nga njerëzit që vepron me arsye të shëndoshë, do ta dëshironte,dhe assesi nuk do të dëshironte krijimin e problemit. Sepse problemi i krijuar kërkon shumë energji për ta shëruar. Mirëpo,nëse lind problemi, edhe atëherë Besimi Islam intervenon me metodat e tij shumë të efektshme, veçse kërkohet seriozitet dhe punë e pandërprerë nga pasuesit e tij.

 

Trajtimi islam për trafikimin dhe njeriun– ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e kësaj dukurie

 

1. Faktori trafikim ose tregti

 

Vetë fjala trafikim do të thotë bartje nga një vend në një vend tjetër. Në këtë rast bartja bëhet me qëllim të leverdisë ekonomike, që në fakt konsiderohet si tregti (tregti e fshehtë), që do të thotë se elementi ose faktori tregti, me tërë aktivitetin e tij, ka rolin kryesor në këtë veprimtari të pistë. Tregtia si një aktivitet ekonomik për këmbimin e mallrave, në esencë është e lejuar.

Mirëpo, për rregullimine tij janë caktuar ligje, rregulla dhe kritere, mbi të cilat duhet të organizohet kjo veprimtari. Edhe pse ka mjaft ngjashmëri në këto rregullativa ligjore nga një shtet tek tjetri dhe nga një shoqëri tek tjetra, shpeshherë ndodh që dallimet dhe boshllëqet ligjore t’ua mundësojnë tregtarëve të pandershëm që t’i manipulojnë ato.Në Sheriatin ose Jurisprudencën islame janë të përcaktuara ligjet dhe kriteret e tregtisë, kur mund të jetë e lejuar tregtia dhe kur jo. Nga kriteret janë të caktuara mallrat me të cilat besimtari mysliman mund të tregtojë, ndër të cilat, pakurrfarë dyshimi, gruaja dhe fëmija nuk bëjnë pjesë. Në bazë të Kuranit dhe Synetit(veprat,fjalët,shembujt dhe pëlqimete të dërguarit Muhamed (Paqja dhebekimi i Allahut qofshin për të!), që janë dy themelet kryesore të Besimit Islam,besimtari mysliman edukohet me një edukatë shembullore për respektimin e njeriut, pa marrë parasysh çfarë përkatësie fetare, nacionale e racore ka. Islami e edukon besimtarin që secilin njeri ta respektojësi një vëlla ose motër nga gjeneza.

 

2. Faktori njeri

 

a. Respektimi nga gjeneza

 

Faktori njeri është kryesori rreth të cilit dhe me të cilin ka të bëjë kjo dukuri.Më lart theksuam se Besimi Islam e edukon besimtarin mysliman që ta respektojë dhe trajtojë secilin njeri si një vëlla ose motër nga gjeneza. Si një krijesë e Zotit. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë para Krijuesit të tyre Absolut.Të gjithë kanë një origjinë, një nënë dhe një baba.”O ju njerëz, vërtet ju krijuam nga një baba e një nënë, ju bëmë popuj (kombe)e fise, më i miri nga mesi juaj është ai që është më i devotshmi e më (i sinqerti) te Zoti.” (Kur’an)“S’ka dallim në mes arabit e të tjerëve,në mes të bardhit e të ziut përveçse në devotshmëri (besim të sinqertë ndaj Zotit).” (Hadith)Nëse kemi arritur t’i edukojmë njerëzit që t’i duan të tjerët për hir të Krijuesit,Që na ka krijuar nga një gjenezë,nga i njëjti baba dhe e njëjta nënë (Ademidhe Hava), pa dyshim ne kemi arritur sukses të lartë dhe së keqes ia kemi prerë këmbët herët.

 

b. Respektimi i ligjeve të Sheriatit, ligjeve të ekspertëve dhe i traditave morale.

 

Besimi islam i edukon besimtarët e vet që të respektojnë ligjin, duke filluar nga ligji i Sheriatit e deri tek ligjet e aprovuara nga ekspertët e ligjit në një vend, pa marrë parasysh se ku, aty ku jeton, myslimani duhet t’i respektojë ligjet e Zotit, traditat morale dhe etike.

 

Kumtesë

 

Referim lidhur me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Islami kategorik kundër trafikimit të qenieve njerëzore atij vendi, të cilat përputhen me moralin dhe etikën islame, si dhe kodet ligjore të aprovuara nga ai popull ose vend.

 

c. Respektimi i ndjenjave dhe i dinjitetit të të tjerëve.

 

“Nuk është besimtar asnjëri nga juderisa të mos i dëshirojë vëllait të vet besimtar atë që ia dëshiron vetvetes”.(Hadith)“Besimtar i vërtet paqësor (mysliman)është ai që njerëzit gjejnë qetësi e paqe prej gjuhës (fjalëve) së tij, dorës sëtij dhe punës së tij”. (Hadith)Siç po vërehet, njeriu është mbi të gjitha, ai duhet siguruar që të mos i bëjë keq askujt dhe vazhdimisht vetveten ta vërë në pozitën e të tjerëve. Nëse vetëm pak e ndien vetveten si besimtar tek Zoti Fuqiplotë, ai nuk mund ta dëmtojë palën tjetër as me gjuhën e tij, as me dorën e tij dhe as me veprimtarinë e tij profesionalee jetësore.

 

ç. Respektimi i të drejtave dhe lirive të tëtjerëve, lufta kundër padrejtësisë dhe abstenimi nga padrejtësia .

 

“Kush e mbyt dikë pa të drejtë, atëherë(krimi i tij) është si t’i kishte mbyturtë gjithë njerëzit.” (Kuran, el-Enam 32).“Çlironi të padrejtin dhe viktimën e padrejtësisë. I thanë: Për viktimën, po e kuptojmë, por si mund ta çlirojmë mizorin(të padrejtin), o i Dërguari i Zotit?.Ai tha: Merrja (largoja padrejtësinë) mbi duart e tij.” (Hadith)Tek trafikimi kemi të bëjmë me atë që trajton hadithi fisnik.

 

Qëllimi dhe motivi për trafikim

 

Pasi arritëm të kuptojmë se si trafikimin Besimi Islam e trajton si një krim të rëndë dhe si një aktivitet jolegjitim dhe njeriun si qenie e krijesën më të priviligjuar të Zotit, - tani do të diskutojmë për të kuptuar qëllimin dhe motivin që fshihet pas këtij aktiviteti ilegal.

 

Qëllimi i marrjes me trafikim:

 

Qëllimi i marrjes me këtë aktivitet ilegal pa dyshim është fitimi i madh dhe i shpejtë, shoqërua nga ngashërimi i epsheve shtazarake, si dhe krijimi i grupacioneve të fuqishme të krimit të organizuar.

 

Fitimi:

Besimi Islam ka vendosur ligjet dherregullat e fitimit, çdo fitim duhet të bëhetme hak (në rrugën legjitime) dhe padëmtuar askënd, përndryshe Zoti i premton ferrin. Besimtari punon gjithë jetën punë të mira, për ta fituar parajsën dhe për të shpëtuar nga ferri. Ky është parim për secilin besimtar.

 

Ide rreth motivit

 

Motivi mund të jetë llojesh të ndryshme;ato mund t’i radhitim në këtë formë:1. Social-edukativ,2. Ekonomik,3. Politik,4. Ideologjik-moral,5. Seksual.

 

1- Motivi social-edukativ

 

Motivi social është më i pranishëm,sepse gjendja e rëndë sociale të rinjtë dhe të tjerët i motivon që të merren me horrllëqe dhe biznese jolegjitime.Në të njëjtën kohë ky motiv viktimat i shtyn të viktimëzohen për shkaqe sociale.Kur flasim për këtë motiv në Kosovë,patjetër duhet të flasim për një realitet ose dukuri që ka ndodhur në vendin tonë dhe i cili nuk është studiuar aq sa duhet.Ky është kalimi i shoqërisë kosovare nga një shoqëri e mbyllur brenda traditavedhe dokeve të saj, në një shoqëri të hapur dhe e pavetëdijësuar për sfidat e reja që i dolën para me shfaqjen e globalizmit.Së bashku me këtë është edhe pushtimi i egër serb i Milosheviçit që krijoi mjaft probleme sociale.Po ashtu, ndodh që viktima, të shumtën e rasteve për shkaqe sociale, detyrohet të bëhet plaçkë e trafikantëve.Brenda këtij motivi hyn edukimi i dobët dhe jocilësor i shoqërisë. Planprogrami jo efikas mësimor dhe edukativ, ku nuk përfshihet edukata fetare, e cila pa dyshim do të ndërgjegjësonte të rinjtë që të mos bien pre e trafikantve, po edhe të mos bëhen trafikantë dhe njerëz të ulët,ta kenë frikë Krijuesin e tyre Që i gjykon për çdo veprim. “Kush vepron mirë edhe sa grimca e atomit (para Zotit në Ditën e madhe të Gjykimit) do ta shohë, po edhekush vepron sa grimca e atomit keq, dota shohë (do ta gjykojë Zoti)” (Kuran).

 

2- Motivi ekonomik

 

S’ka dyshim se ekonomia është pulsii zemrës së një shteti, sikurse është edhe pulsi i mbijetesës për një familje. Motivi ekonomik është i lidhur ngushtë për atë social, por, kur është fjala për trafikantët.atyre u siguron fuqi në shoqëri, kurse viktima shpreson për një ekonomi stabile në familje.Trafikantët arrijnë që me ato para të futen në projekte serioze dhe t’i pastrojnë ato para e të shndërrohen në faktor tërëndësishëm në shoqëri.Ekonomia e fortë e faktorizon edhe individin ashtu siç e faktorizon shtetin,prandaj motivi ekonomik është mbizotëruesnë të gjitha trafiqet ilegale.Besimi Islam këtë cilësi dhe motiv të paligjshëm e eliminon me besimin se Krijuesi Fuqiplotë është Që e furnizon njeriun, e nga njeriu kërkohen vetëm punë të mira dhe kujdes në edukimin efëmijëve e të familjes dhe largim ngaçdo mëkat.Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me tëvërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapëta apo të fshehta, të mos mbytni njeri, sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu qëtë mendoni thellë.” (Kuran)

 

3- Motivi politik;

 

“Mjegulla është për ujq ”Destabiliteti politik e fazat e transicionit politik në një vend dhe gjendja jostabile - krijojnë pakënaqësi dhe mjegulli.Kjo mjegulli shfrytëzohet nga njerëzit e ligj të shoqërisë. Ka të atillë që,për të realizuar një ambicie politike, individi i dobët merr pjesë ose edhe udhëheq një trafikim ilegal, i cili i siguron para të majme për të realizuar karrierën e tij politike. Po ashtu politika e dobët sjell shumë pakënaqësi dhe papunësi të madhe në shoqëri. Ndodh që, në shenjë hakmarrjeje për politikën në skenë, individi ose një grup i caktuar të merret me trafikim. Si shembull mund të marrim Kosovën, të cilën, politika ndërkombëtare e dështuar së bashku me politikën e frikësuar dhe të dobët kosovare, - e kanë futur në një kolaps politik dhe ekonomik.Pakënaqësitë janë dimensionesh dhe llojesh të ndryshme, sepse edhe krizat që janë shkaktuar nga kjo politikë, ka sjellë këto pakënaqësi dhe, në shenjë revolte po edhe nga nevoja, ndodhin trafikime dhe viktima.

 

4- Motivi ideologjik-moral 

 

Në këtë motiv fjalën kryesore e ka ideologjia e mbrapshtë, e cila e degrado ndhe e zhvesh njeriun nga çdo përgjegjësi dhe mision, dhe atë e shndërron në një kafshë epshore, që mund të bëjë ç’të dëshirojë, apo dëshirën epshore mund ta shfaqë në mënyrë të pakontrolluar,në emër të lirisë dhe liberalizmit. Tek të tillët arsyetohet çdo veprim i pamoralshëm.Në të vërtetë, kjo rrymë ideologjike që fton për amoralitet, zanafillën e katek psikologu dhe ideologu i njohur austriak me origjinë çifute - Sigmund Frojd,i cili bie në shkallë aq të ulët, saqë edh efoshnja - thotë ai - ndien kënaqësi epshore kur thith gjirin e nënës.Motivi ideologjik tek shqiptarët në përgjithësi është shfaqur edhe si rezultati të ashtuquajturit integrim kulturor - evropian,përfshirë amoralin si pjesë të një kulture të avancuar evropiane, një gjë që nuk është e pranuar nga asnjë evropia nqë ka arsye të shëndoshë.Ky motiv pasohet nga:

 

5- Motivi seksual

 

Që të gjithë e kuptojmë motivin seksual,i cili, kur bashkohet me atë ekonomik,- krijojnë trafikant dhe vrull në trafikimin e qenieve njerëzore. Interesimi dhe pjesëmarrja është trepalëshe:ofertues, viktimë dhe klient. Besimi Islam e ka rregulluar çështjen e ngashërimit të epshit seksual me ligje dhe norma të sakta martesore, duke e shenjtëruar femrën si nënë, si motër, si vajzë dhe si grua. Islami femrën e konsideron si gjysma pa të cilën shoqëria nuk mund të jetë e plotë. Ajo konsiderohet partner i barabartë i mashkullit, por jo konkurrent i ashpër, siç pretendohet në interpretimin e drejtësisë gjinore.

 

Pasojat e trafikimit:

 

Trafikimi i qenieve njerëzore rezulton me një sërë dëmesh në shoqëri, shkakton kaos në familje dhe në mbarë shoqërinë dhe, si rezultat i kësaj dukurie,shfaqen:

- Prostitucioni,

- Shkatërrimi i familjes,

- Dëmtimi i të miturve dhe degjenerimi ityre,

- Krijimi i grupeve të krimit të organizuar,etj.

 

Prostitucioni:

 

Është një dukuri jashtëzakonisht e urrejtur në Islam. I vetmi veprim që merr masën e rëndë të ndëshkimit në Islam.Besimi Islam, prostitucionin e dënon me rrahje brutale dhe me vdekje (në bazë të kategorisë që i takon sipas Sheriatit islam).Krijuesi i Madhërishëm kërkon nga besimtarët që të mos i afrohen fare këtij veprimi. Përderisa për disa vepra të ndaluara Krijuesi i Madhërishëm thotë“mos e bëni”, për prostitucionin thotë:Mos iu afroni.“Dhe mos iu afroni prostitucionit, ajo është një vepër e shëmtuar dhe rrugë drejt shkatërrimit” (Kuran).“Prostituti (amorali) në çastin kur bën prostitucion, nuk mund të jetë besimtar”.(Hadith)

 

Shkatërrimi i familjes:

 

Si rezultat i trafikimit vjen edhe shkatërrimii familjes, sidomos në Kosovë,ku ende zotëron morali i traditës. Feja islame e shenjtëron familjen, prandaj çdo tejkalim i vijave familjare pason me distancim dhe largim nga familja e kështu fillon të bjerë era e mallkimit mbi atë familje. Gjithashtu, një femër që përdoret si plaçkë ose, thënë ndryshe, viktimë trafikimi, ajo nuk është në gjendje të krijojë familje, sepse në shpirtin e saj hape nplagë të rënda dhe krijohen probleme psikike. Femra e viktimëzuar nga trafikimi,humb ekuilibrin personal dhe, vetëm në rast se i bëjmë një riedukim të fuqishëm, mund të rifilloj një jetë të re.Pa dyshim që një femër e tillë nuk gjen mbështetje në ndërgjegjen e saj për të krijuar familje, sepse nuk gjen arsyetim para fëmijëve dhe rrethit të saj familjar.Riedukimi duhet të jetë fetar, para së gjithash.Feja islame posedon institucionin teorik të pendimit të sinqertë, i cili ndihmon në kthimin e optimizmit dhe fillimin e serishëm, nga zeroja. Kjo i jep mundësi që t’i kthehen shpresat. Përveç kësaj çdo veprim i dhunshëm në Islam,nuk pranohet si mëkat dhe për të ka kompensim të madh tek Allahu. Ashtu siç e konsideron edhe besimi katolik, si martirizim.

 

Dëmtimi dhe degjenerimi i të miturve:

 

S’ka dyshim se është një brengë emadhe, sepse të miturit po përfshihen brenda këtij aktiviteti kriminal dhe kryesisht ata janë viktimë ose plaçkë e trafikimit.Një adoleshent që trafikohet, kalon në një individ të degjeneruar, i cili më vonë do të kalojë ose në prostitutë ose në trafikant dhe në drejtimin e tij. Është një kategori shumë e rrezikuar që duhet ti kihet nën kujdes dhe që një pjesë e madhe e investimit të familjes e shoqërisë duhet të investohen në edukimin dhe përgatitjen e tyre për të mos rënë pre etrafikimit. Kuptohet, edukimi fetar është më se i domosdoshëm, prandaj BashkësiaIslame, e cila e mbështet planprogramin e vet edukativ në Kuran dhe Synet,synon që gjeneratat e reja t’i pajisë me  edukatë të lartë fetare dhe për këtë punohet vazhdimisht nëpër medrese dhe xhami e institucione të tjera, sikur punohet edhe me gjeneratat e vjetra ditët e premte me ligjëratat ose predikimet e së premtes.

 

Krijimi i grupeve të krimit të organizuar:

 

Shpesh ndodh që trafikimi t’i paraprijëkrijimit të grupeve të krimit të organizuar,sepse individët që implikohen në fillim si agjentë të grupeve dhe kanalevetë trafikantëve, nuk shkon kohë e gjatë dhe krijohen si grupe të krimit të organizuar.Paratë e majme dhe fitimi i shpejtë i bënë ata që të marrin me vete edhe të tjerë dhe t’i stimulojnë e t’i nxisin dhe të tjerët.Nga gjithë kjo që u tha, nxjerrim këto përfundime:-

Trafikimi i qenieve njerëzore është nj ëkrim që duhet luftuar dhe Bashkësia Islame atë e lufton me të gjitha mundësitë që ka.- Bashkësia Islame vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë për t’il uftuar të gjitha dukuritë negative që ndërlidhen me trafikimin e qenievenjerëzore.

-Bashkësia Islame posedon strukturën e saj të degëzuar deri në thellësitë e territorit të Kosovës dhe është në gjendje të ndihmojë shumë në këtë fushë;për këtë ajo ka kërkuar e kërkon bashkëpunim edhe nga strukturat e bashkësive të tjera fetare.

- Trafikimi nuk mund të luftohet veç e veç, por kërkohet një bashkëpunim i ngushtë në mes institucioneve të shtetit me rëndësi dhe bashkësive fetare ei nstitucioneve përkatëse për luftë kundër kësaj dukurie.

_________________________

* Kjo ligjëratë u mbajt në Punëtorinë (Seminarin)për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe luftën kundër kësaj dukurie, në Universitetin Amerikan të Prishtinës, më 11-12 korrik 2007.

 

Back