Kuptimi i realitetit të kësaj bote

24/05/2011 20:47

         Besimtari e di se kjo botë është vetëm kalimtare, ai e di se lukset e saj janë të pakta dhe çfarëdo e mirë që mund të gjendet këtu, çdo herë është e mangët. Nëse shkakton ca të qeshura, do të japë shumë arsye për të qarë: nese jep pak, për vete mban shumë. Këtu besimtari është vetëm i burgosur, siç na ka sqaruar i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem:

 

Kjo botë është burg për besimtarin dhe parajsë për jobesimtarin.”

 

Mandej, kjo botë është mbushur me lodhje, dhimbje, mjerim dhe vështirësi. Për këtë arsye, besimtari ndjen lehtësim kur shpërngulet nga ajo. Ebu Kutade ibën Rib’i El-Ensari tregon se njëherë kur praën Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kishte kaluar një xhenaze, mbi këtë ai kishte thënë: “ Tani është liruar dhe njerëzit janë liruar nga ai.” Të pranishmit kishin pyetur: “ O i Dërguari i Allahut, si mund të lirohet aid he njerëzit të lirohen nga ai?” Ai tha: “ Robi besimtar(që vdes) lirohet nga lodhja dhe dhimbja e kësaj dynjaje dhe shkon në mëshirën e Allahut: kurse kur vdes robi rebel, atëherë njerëzit, toka, drunjtë dhe kafshët lirohen nga ai.”

 

Për besimtarin vdekja sjell pushim nga shqetësimet, brengat dhe dhimbjet e kësaj jete, siç është theksuar në hadithin vijues: “Kur besimtarit i vjen caku i vdekjes, melekët e mëshirës i afrohen me mëndafsh të bardhë dhe thonë:” Dil i qetë, me kënaqësinë e Allahut mbi ty, drejt mëshirës së Allahut dhe në aromë të ëmbël, tëk Zoti i cili nuk është i hidhëruar.” Andaj, (shpirti) del si aroma e miskut më të mirë dhe melekët e bartin tek njëri-tjetri derisa ta sjellin tek porta e qiejve.Ato thonë: “Sa aromë e mirë është kjo që ka ardhur nga toka.” E sjellin tek shpirtrat e besimtarëve dhe ata gëzohen më shumë se sa gëzohesh ti kur të kthehet ndonjë i afërm që ka munguar një kohë të gjatë. Dhe pastaj pyesin: “Cfarë ka bërë filani dhe filani? Cfarë ka bërë filani dhe filani?”, por melekët ndërhyjnë: “ Lërëni të qetë, sepse sapo është liruar nga vuajtjet e dynjasë”: Kurse ai pyet: “A nuk ka ardhur tek ju filani dhe filani?” E ata përgjigjen: “ Është dërguar në vendin e tij në gropë (në Zjarr).”

 

Ndërsa kur i vjen moment i vdekjes jobesimtarit, melekët e ndëshkimit zbresin me një pëlhurë prej leshi dhe thonë: “Dil i dëshpëruar, me zemërimin e Allahut mbi ty, drejt ndëshkimit të Allahut.” Shpirti i tij del duke kundërmuar si era e keqe e mishit të kalbur, e dërgojnë deri te portat e tokës. Ndërsa ato thonë: “Sa erë e keqe që është kjo.”, kështu derisa ta dërgojnë të shpirtrat e jobesimtarëve.”

 

Të kuptuarit e realitetit të kësaj bote, besimtarit ia bën të lehtë ballafaqimin me shqetësimet, pikëllimet, dhembjet dhe brengat , sepse ai e ka të qartë se ato janë pjesë të pashmangshme e natyrës së kësaj jete.

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

           

 

 

Back