Mos u lidh për këtë botë

24/05/2011 20:59

 

Pasha All-llahun, nuk i është dhënë dikujtë ndonjë e mirë e

kësaj bote të cilën ai nuk e ka konsideruar si sprovë, e që pas kësaj

nuk e ka treguar veten me vepra të mira: feja e tij është gjymtuar,

ndërsa mendja e trazuar.

Ndërsa nuk ka pasur njeri të cilin e ka ruajtur All-llahu xh.sh.

nga kjo botë e ai nuk e ka marrë si të mirë për të, e të mos ketë

mbetur ashtu pa vepra të mira dhe mendim të drejtë.

Nuk ka ndonjë musliman që ka qenë i furnizuar ditë për ditë e

ai këtë të mos e ketë konsideruar si e mirë për të, e të mos ketë qenë

i paaftë në mendime:

I mbaj mend njerëzit që janë sjellë ndaj kësaj bote si ndaj

amanetit të dhënë në ruajtje, e në fund ia kanë kthyer pronarëve të

vërtetë.

I mbaj mend njerëzit të cilëve u është ofruar kjo botë përplot

bukuri, por e kanë refuzuar duke iu frikësuar përgjegjësisë. Vall-llahi,

s’ka njeri që e ka fituar këtë botë e të mos e ketë humbur dinjitetin

dhe fenë.

Nuk çuditem prej askujt sikur prej njeriut që mendon se

dashuria ndaj kësaj bote nuk hyn në mëkatet e mëdha. Pasha Zotin,

ta duash këtë botë është njëri ndër mëkatet më të mëdha! A thua

nuk kanë lindur të gjitha mëkatet tjera prej kësaj bote?!

A nuk adhurohen idhujt e nuk gabohet ndaj Mëshiruesit vetëm

për shkak se për së tepërmi duhet kjo botë dhe për shkak se i

robërohet më shumë se gjithkujt tjetër?!

Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zhveshur, përveç

atyre që kanë hequr dorë nga kjo botë.

 

 Hasan El Basriu

NDIEJ SHUSHURIMËN, MIKUN NUK E SHOH

 

Back