“Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë”

24/05/2011 21:17

 

 

Nga frytet më të mëdha të besimit dhe nga cilësitë më të mira të besimtarit është kur ai çështjen ia beson Allahut xh.sh., mbështetet tek Ai, është i bindur në premtimet e Tij, i kënaqur me atë që i është caktuar nga rrisku. Kur besimtari mbështetet tek Zoti i tij, duhet të jetë i bindur që ndihma, furnizimi, shpëtimi, do të vijnë që në këtë botë, pa ndërprerje.


Kur Ibrahimin a.s. e hodhën në flakën e zjarrit, ai shpëtoi e tha: “Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë”, e Allahu xh.sh. zjarrin djegës e shndërroi në ftohtësi dhe e bëri shpëtim për Ibrahimin a.s. Po ashtu kur Muhammedin s.a.u.s., së bashku me shokët e tij, e kërcënuan ushtritë e jobesimtarëve dhe çetat e idhujtarëve, ata deklaruan:“Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë. Dhe ata pa i gjetur kurrfarë e keqeje fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu, dhe arritën kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i madh".(Kur’an 3:174)


Me të vërtetë, njeriu me aftësitëqë posedon, sado të dalluara e të larta të jenë, nuk do të kishte mundur kurrë që të përballonte ngjarjet e jetës e t’i kalonte ato, pa ndihmën e Atij që e krijoi në mënyrën më të përsosur, ngaqë njeriu është krijesë e dobët dhe fuqia e tij është e kufizuar në hapsirë dhe kohë. Mirëpo, me mbështetjen e tij tek i Fuqishmi dhe besimi e bindja e tij në Allahun xh.sh., e bën atë ti kapërcejë të gjitha vështirësitë me një fuqi e vrull të madh....

Ju thërras juve, o ju që dëshironi të këshilloni veten dhe t’i përforconi këmbët tuaja përballë çdo vështirësie, mbështetuni tek i Fuqishmi, i Pasuri, te Zotëruesi i Fuqisë absolute, që t’ju mbrojë dhe t’ju zgjojë nga mjerimet, që t’ju nxjerrë nga pikëllimet dhe brengat jetësore.

Qëndroni me fjalën “Na mjafton Allahu, Ai eshtë Mbrojtësi më i mirë”, e mos e ndërroni këtë shtyllë të shpirtit tuaj edhe nëse ju fshihet pasuria dhe ju mbështjell skamja.

Le të jetë ky një parim në jetë edhe kur të të mbulojë borxhi e nuk ke mundësi ta kthesh atë, por edhe kur nuk kanë nga të të rrjedhin të ardhurat minimale për jetën; thirr e deklaro:


“Na mjafton Allahu, Ai eshtë Mbrojtësi më i mirë”


“Por mjafton që Zoti të jetë Udhërrëfyesi, Ndihmësi yt”


(Kur’an 25:31)


Aid El Karni


(Mos u Trishto)

 

Back