Një qasje tjetër e dobishme është të mos lejohet grumbullimi i punës dhe detyrimeve tjera

24/05/2011 20:52

 

 

Kjo do të thotë vendosmëri për veprim të menjëhershëm, për të qenë i lirë dhe i gatshëm për çdo punë që vjen në të ardhmen, sepse gjërat nuk rregullohen duke i grumbulluar ato dhe duke ua shtuar punëve që janë dashtur të kryhen më parë, kështu duke e bërë ngarkesën akoma më të rëndë. Nëse merresh në kohën dhe mënyrën e duhur me secilën gjë, do të jesh i lirë dhe do të kesh mendje të mprehtë si dhe fuqi adekuate që të merresh me gjithçka që të pret në të ardhmen.

 

            Punët duhet t’i radhisësh sipas rëndësisë dhe mundohu të zgjedhësh gjëra që të interesojnë dhe të pëlqejnë, përndryshe do të bezdisesh dhe do të ngopesh. Për të arritur këtë, mund t’i ndihmosh vetes duke menduar i kthjelluar dhe duke u këshilluar me të tjerë, sepse këshilla asnjëherë nuk i bën dëm nevojës. Atë lëmë që ke dëshirë ta përvetësosh, studioje në thellësi, ndërsa në momentin kur je i sigurt se çfarë veprimi duhet të ndërmerret për të arritur synimin tënd dhe pasi je i vendosur për të ecur përpara, atëherë mbështetu tek Allahu, sepse vërtet, Allahu i do ata të cilët i mbështeten Atij.

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

Back