Parashikimi i vazhdueshëm dhe gatishmëria për çdo situatë të mundshme

24/05/2011 20:53

 

Nëse njeriu përgatitet për mundësinë e humbjes së ndonjë të dashuri, për sëmundjen e ndonjë të afërmi, nga zhytja në borxhe, mbizotërimi i njerëzve, apo për ndonjë rast tjetër të pakëndshëm – e për këtë duke kërkuar strehim tek Allahu dhe duke shpresuar që këto gjëra të mos ndodhin – pastaj edhe nëse frika e tij materializohet, efekti i tyre nuk do të jetë aq  i madh, sepse tashmë ai ka parashikuar dhe e ka përgatitur veten si t’i përballojë ato.

 

           

            Një gjë e rëndësishme që duhet theksuar është fakti se, shumë njerëz ambiciozë janë të përgatitur që t’i përballojnë me durim dhe në mënyrë shumë të qetë edhe fatëkeqësite më të mëdha, mirëpo janë të pamasë të brengosur dhe të stresuar nga problemet e vogla. Arsyeja për këtë është se ata përgatitetn t’i përballojnë problemet e mëdha, por harrojnë të përgatiten për shqetësimet e vogla, të cilat u shkaktojnë vazhdimisht dëm atyre. Njeriu i matur e përgatit veten për t’ju bërë ballë edhe problemeve të mëdha, por edhe atyre të voglave dhe njëkohësisht i lutet Allahut që t’i ndihmojë dhe të mos e lërë të vetëm as sa për një të shkrepur të syrit. Andaj, të gjitha problemet i bëhen të lehta për t’i përballuar, kurse ai ngelet i qetë dhe gjakftoftë.

 

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

Back