Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh

24/05/2011 21:25




Mos kërko që jeta të mbetet sipas qejfit dhe dëshirës tënde se nuk do ia arrish. Ajo i lodh edhe ata që luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të turbullon, por, përsëri s’të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.

Mos kërko, se nuk mund të gjesh prind, grua, burrë, shok, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë.

Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.
Kështu deshi Allahu (xh.xh) që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime.
Dëm-dobi, ndreqje-prishje, gëzim-pikëllim, sëmundje-shërim, qeshje-qarje…

Pastaj e gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhennet, dhe e gjithë e keqja, prishja, e mërzia mblidhen në Zjarr.
Kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveq përmendjes së Allahut dhe asaj që i ngjason asaj dhe përveq dijetarit dhe nxënësit” (hadith).

Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rejshmeve dhe iluzioneve, por ngrihu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm Allahut.

Mos kërko bashkëshort/e të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët. Në një hadith të Pejgamberit (s.a.v.s.) thuhet:
Mos ta urrejë besimtari besimtaren nëse sheh në të diçka që e mospëlqen, ngase nëse s’I pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt tjetër”.

Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.

 

Aid El Karni

(Mos u Trishto)

 

 

Back