Të menduarit për ate se, si mund te fitoje muslimani shlyerje të gjynaheve, ta pastrojë zemrën dhe ta ngrejë pozitën e tij, kur e godasin shqetësimet dhe brengat e kësaj jete!?

24/05/2011 20:46

    I Dërguari I Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“ Asnjë mundim, sëmundje, shqetësim, brengë, pikëllim apo dëm, nuk e godet muslimanin, madje as edhe një shpim me ferrë, që Allahu të mos e pranojë si pastrim për disa nga gjynahet e tij.”

 

Sipas transmetimit të Muslimit:

 

“Nuk ka asnjë sëmundje, lodhje, sëmundje e rëndë apo pikëllim që e godet muslimanin, madje edhe brengat, që nuk është pastrim për disa nga gjynahet e tij.”

 

Ai që është i shqetësuar apo i brengosur duhet ta dijë se çdo mundim psikologjik që shkaktohet tek ai nuk humbet kot, por shërben në qëllim të shtimit të veprave të mira (hasenat) dhe për shlyerjen e veprave të këqija (sej’iat). Muslimani duhet ta kuptojë se po mos të ishin fatëkeqësitë dhe vështirësitë, në Ditën e Gjykimit do dilnim duarzbrazët. Kështu e kanë cekur disa njerëz nga gjeneratat e para dhe kjo ishte arsyeja se përse ata madje gëzoheshin kur i godiste ndonjë telash, njëlloj siç gëzohemi ne kur jemi në rehati.

 

            Kur njeriu e kupton se si ia shlyejnë gjynahet fatëkeqësitë që e godasin, ai do të gëzohet dhe do të jetë i lumtur, veçanërisht nëse kjo ndodh menjëherë pasi ka bërë gjynahun siç u ka ndodhur disa prej sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

           

            Abdullah ibën Mugafali(Allahu qoftë i kënaqur me të) ka treguar se një njeri kishte takuar një grua e cila në kohën e xhahilijetit (injorancës) kishte qenë prostitutë. Ai kishte filluar të tallet me të dhe më pas edhe e kishte prekur. Kurse ajo i kishte thënë: “Ki kujdes! Allahu e ka shkatërruar shirkun (njëhere Afani ka thënë: e ka shkatërruar xhahilijetin) dhe na ka sjellë Islamin.” Njeriu ishte larguar dhe duke ecur ishte përplasur në mur, me atë rast kishte pësuar një çarje në fytyrën e tij. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kishte ardhur aty pranë dhe njeriu i ka treguar për atë që kishte ndodhur, ndërsa Pejgamberi salallahu aljehi ue selam, i ka thënë “ Ti je një rob të cilit Allahu ia do të mirën. Kur Allahu dëshiron një të mirë për robin e Tij, Ai shpejton ta ndëshkojë për gjynahun që ka bërë: kur Ai nuk ia dëshiron të mirën ndonjërit prej robërve të Tij, Ai e ruan ndëshkimin derisa ajo çështje të sillet në Ditën e Ringjalljes, së bashku me të gjitha gjynahet e tjera që do t’i sillen përpara.”

 

            Pra, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur Allahu dëshiron një të mirë për robin e Tij, Ai shpejton t’ia sjellë ndëshkimin në këtë botë dhe nëse Ai nuk dëshiron mirë për të, Ai e ruan ndëshkimin deri kur të llogaritet për gjynahet e tij në Ditën e Ringjalljes.”

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

Back