Angazhimi me punë të dobishme apo me kërkim të diturisë së hajrit

24/05/2011 20:52

 

 

Kjo do ta distancojë mendjen e njeriut prej gjërave të cilat i kanë shkaktuar shqetësime. Ndoshta atëherë do t’i harrojë shkaqet e brengave të tij dhe do të fillojë të ndihet më i qetë dhe më energjik. Kjo është një gjë që mund ta bëjnë, si besimtarët, edhe jobesimtarët, mirëpo në këtë rast besimtari veçohet për shkak të imanit të tij, sinqeritetit të tij dhe shpresës për shpërblim kur angazhohet për të mësuar apo t’u mësojë të tjerëve diç të hajrit, ose duke bërë ndonjë punë të dobishme.

Nëse angazhohet me adhurim, atëherë vetë angazhimi është adhurim, ndërsa nëse angazhohet me ndonjë punë tjetër dhe pastaj mundohet që asaj t’ia shoqërojë nijetin e drejtë, duke kërkuar ndihmë nga Allahu qe edhe këtë përpjekje ta bëjë si një vepër të nënshtrimit dhe adhurim ndaj Tij. Kështu, angazhimi i tij do jetë efektiv për të larguar brengën, stresin dhe pikëllimin e tij. E sa të shumtë janë njerëzit të cilët vuajnë nga brengat dhe nga ndjenja e vazhdueshme e dëshpërimit, e cila përfundon në sëmundje dhe çrregullime të ndryshme.

Pra, metoda e drejtë për trajtimin të shëndoshë ishte: të harrohet ajo që e ka shkaktuar dëshpërimin dhe brengën; të angazhuarit e vetes me ndonjë punë të dobishme. E rëndësishme ishte që edhe puna me të cilën angazhohet njeriu të jetë diç që ata e shpresojnë dhe që e pëlqejnë; kjo, besojmë të jetë më efektive në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Dhe Allahu e di më së miri.

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

Back