Bindja në pranimin e Lutjes

24/05/2011 21:05



Bazë e çdo të mire është të dihet se ajo çfarë do Allahu, ajo edhe bëhet, ndërsa ajo çfarë nuk do, nuk do të bëhet! Në bazë të kësaj, robi duhet të jetë fort i bindur se të gjitha veprat e mira të cilat i bën, në ralitet janë të mira nga Allahu dhe për këtë duhet t’i falemenderohet Atij dhe me përulje t’i lutet Atij që të mos ia ndaloj dhe ndërprej ato të mira. Mirëpo, veprat e këqija janë shenjë e lënies dhe injorimit të robit nga ana e Allahut dhe në këtë gjendje robi duhet ta lusë Atë dhe t’i përbetohet që ta ruajë nga mëkati dhe që në kryerjen e të mirave dhe në lënien e të këqijave të mos mbështetet në vetvete.

Njohësit e gjendjeve të zemrës dhe shpritit kanë rënë në ujdi, se bazë e çdo të mire është përkrahje dhe udhëzim i Allahut, ndërsa bazë e çdo të keqeje dhe humbjeje është lënia dhe injorimi i robit nga ana e Allahut.

Të kuptuarit e Tevfikut, përkrahjes se robit nga ana e Allahut

Janë të pajtimit se tëvfiku, përkrahja e robit nga ana e Allahut, se i Lartësuari nuk e lë robin të kujdeset për vetveten dhe se hizlani, lënia e robit nga ana e Allahut është në ralitet lënia e Allahut që robi të kujdeset për veteveten. Më herët thamë se bazë e çdo të mire është në përkrahjen e robit nga ana e Allahut, ndërsa përkrahjen e jep dhe e ofron vetetëm i Lartësuari, e jo robërit, derisa çelësi për arritjen e përkrahjes se Allahut është lutja e sinqertë, pranimi i varësisë nga Allahu, kërkimi me përulje i strehimit tek Allahu, dashurija dhe frikërrespekti ndaj Tij. Sa herë që Allahu ia cakton robit që t’ia dhurojë këtë çelës, kjo do të thotë se Ai dëshiron që t’ia hapë thesaret e të Mirave të Tij. Ndërsa sa herë që ia ndalon këtë çelës, kjo tregon se dyertë e të Mirave të Allahut për robin janë të mbyllura.

Prijësi i besimtarëve, Omer ibn el-Hattabi, radijaAllahu anhu, thotë: “ Unë nuk brengosem se a do të me pranohet lutja. Mua me brengos se si do të bëj lutjen, pra nëse Allahu më jep frymëzimin në lujte, e di se lutja do të më pranohet!”


Përkrahja e Allahut, Tevfiku,
Është në përpjestim me njetin

Proporcionalisht me njetin, energjinë, ambicjen dhe dëshirën e robit, Allahu i Lartësuar i ofron ndihmën dhe përkrahjen. Allahu i Lartësuar ia ndan robërve të Tij përkrahjen e Tij në përpjesëtim me aspiratat e tij, përpjestim me fe, dashuri dhe frikërrespektë ndaj Tij. Gjithashtu në këtë mënyrë i lë ata pa përkrahje dhe kujdes për vetveten.

Allahu i Lartësuar, ndërsa Ai është më i dituri dhe më i njohuri në gjithçka që egzison, përkrahjen e Tij ta jep atyre të cilët e fitojnë, ndërsa i injoron ata të cilët e meritojnë këtë (injorimi).

Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshmi!

Falënderimi për të mira dhe lutje

Askush nuk ka përjetuar ndonjë të pakëndëshme e që shkaktar i asaj të mos jetë injorimi apo lënia e falënderimit të Allahut ndaj të mirave, mohimi i gjendjes se tij se është i varur prej Allahut dhe injorimi i kërkimit prej Tij. Ndërsa, askush nuk ka arritur asgjë me lejen dhe ndihmën e Allahut përveçse me anë të falënderimit të Allhut për të mirat, me lutje të sinqerëta dhe pranimin e varësis së tij tek Ai.

Çelësi i gjithë kësaj është në durim, sepse pozita e durimit në ndërtesën e imanit është si pozita e kokës ndaj trupit. Nëse koka ndahet prej trupit, as trupi nuk mund të mbijetojë!

 

“Thesari i Diturisë” Ibën Kajim el-Xhevzi

 

Back