Degët e psikologjisë

28/05/2011 08:25


Degët në të cilat ndahet Psikologjia:

 



* Psikologjia fiziologjike - Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
* Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
* Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.
* Psikologjia sociale-Studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.
* Psikologjia klinike dhe e këshillimit - Pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
* Psikologjia e këshillimit- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se te Psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.
* Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa Psikologet e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit.
* Psikologjia industriale dhe inxhinierisë -
* Psikologjia e komunikimit
* Psikanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste per shkak te metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund te regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm të vërejturit objektiv

Back