Masturbimi

27/05/2011 20:27

Masturbimi është stimulimi i organeve gjenital me dorë apo me ndonjë mjet të jashtëm që shërben për këtë qëllim.Stimulimi i organit seksual nga njëri nga bashkëshortët normalisht konsiderohet më tepër si “përkëdhelje dhe paralojë” sesa si “masturbim”.

Masturbimi është i ndaluar për meshkujt dhe femrat. Prap lexojmë ajetin:

“… të vilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtejë kësajë, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve).” (Muminun, 5-7 dhe Marixh, 29-31)

Në ajetin e lartëpërmendur, Allahu e lejon njeriun që të shuajë epshet e tij vetëm me bashkëshorten apo (në rastin e mashkullit) me skllaven që zotëron.

Atyre që nuk janë në gjenjde të martohen Allahu i Lartësuar nuk ua lejon masturbimin si zgjedhje, por përkundrazi i urdhëron që të ruajnë dëlirësisë:

“Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten.” (Nur, 33)

Po ashtu, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selam i ka urdhëruar djemtë e rinjë që të martohen, kurse ata që nuk mund të martohen i ka këshilluar që të agjërojnë për të kontrolluar epshet seksuale. Masturbimi kurrë nuk ka qenë alternativë. Ibën Mesudi radijaAllahu anhu transmeton: “Ishim me të Dërguarin salAllahu alejhi we selam derisa ishim të rinjë dhe nuk kishim asnjë pasuri. I Dërguari i Allahut na tha:

“Djelmosha, ai që ka mundësi, le të martohet, meqë kjo e ndihmon të ulë shikimin dhe të ruaj organet gjenitale (pra dëlirësinë); ai që nuk ka mundësi, le të agjërojë, meqë agjërimi për të është mburojë (kundër epsheve).” 1

Shkaqet

Megjithëse masturbimi është një vepërim jonormal dhe i shëmtuar, ky ves praktikohet së tepërmi në kohën tonë. Kjo ka shum arsye, siç paraqesiten në vijim:

1. Angazhim i dobët ndaj Islamit. Epshet mund të përmbahet vetëm me besim të fortë, me ngulimin në arritjen e kënaqësisë së Allahut dhe me frikë nga Ai.

2. Shtyrja e martesës pa ndonjë arsye legjitime sheriatike, si për shembull kërkesa për mehër të lartë apo përdorimi i kritereve të tjera nga ato të përcaktuara me Sunet.2

3. Përdorimi i mënyrave artificiale për nxitje seksuale, siç janë: shikimi i filmave provokuese, shikimi i fotove provokuese, leximi i tregimeve provokuese, dëgjimi i bisedave dhe muzikës provokuese dhe vajtja në vende ku zbulohen pjesët e turpshme (avretet) të njerëzve (plazhet, klubet e natës, etj).

4. Pranimi i argumenteve të mosbesimtarve, shumë studiues perëndimorë të sjelljes dhe të shoqëris, si Frojdi, deklarojnë se masturbimi është plotësisht i pranushëm dhe nuk ka efekte të dëmshme. Këta “studiues” kanë mendime të njëjta lidhur me devijimin e tjera seksuale. Idetë e tyre të gabuara kanë opinionet e shumices së njerëzve të kohës sonë, u kanë dhënë atyre të kuptuar të devijimet – edhe ato më ekstreme, si homoseksualizmi – të jenë të pranueshme për shumë njerëz.

5. Keqkuptimet e pathemelta, të cilatë kryesisht bazohen në pikëpamjet e gabuar të “shkenctarëve” të lartëpërmendur. Në mesin e këtyre koncepteve të gabuara janë:

• Abstinenca bën që organi seksual të tkurret dhe të humbë funksionalitetin. Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka bazë shkencore.

• Abstinenca shkakton ngacmime të vazhdushme të organeve seksuale. Kjo nuk është e vërtetë, madje qëndronë e kundërta. Eshtë vërtetuar shkencërisht se përsëritja e akteve seksuale shkakton nxitje seksuale të tepërta dhë të vendosmërisë. Nga ana tjetër, abstinenca dhe fantazitë e ndaluara.

• Abstinenca shpie në humbje ose rënie të prodhimit të lëngjeve farore. Prapë qëndron e kundërta e kësaj. Seksi dhe ejakulimi i tepërt shkakton një rënie të herëshme në prodhimin e lëngjeve të farës. Nga ana tjetër, nëse për shkak të përmbajtjes nga seksi trupi ka sasi të tepërt të lëngjeve farore, atëher i largon ato përmesë urinimit ose lagies në ëndërr (pas ndonjë ëndrre erotike).

6. Pranimi i argumenteve të gabuara të disa “mendimtarëve” islamë, të cilët e lejojnë masturbimin, duke pretenduar se kjo i mbaron nga mëkati më i madh, imoraliteti. Shkurtpamësia e “mendimtarëve” të tillë i pengon ata që të kuptohet se:


• Masturbimi qartzi ndalohet me tekst kuranor dhe Sunnet (shih më lartë) dhe për këtë çështje ka konsensus mes dijetarëve të shquar islamë.

• Masturbimi ka shumë dëme, disa nga të cilat janë të krahasuar me ato të imoralitetit (shih më poshtë).

• Masturbimi është një ndër nxitësit më të rëndësishëm për imoralitet. Kur njeriu mbetet skllav dhe i burgosur vullnetar i epshit të vet, ai bëhet gati që të plotësoj atë në çfarëdo mënyre, të lejuar apo të ndaluar. Në këtë mënyrë, zinaja bëhet një alternative e mundëshme, e cila do të merrej seriozisht në konsideratë nëse i jepet mundësija.

Dëmet

Veç këtyre që u cekë më lartë,masturbimi ka shumë dëme të tjera, ndër të cilat janë edhe këto:


• Dëmi ndaj besimit. Masturbimi është një mëkatë që vendos një barrierë mes robit dhe Zotit të vet, duke e zvogluar në zemrën e tij dashurinë që ka për Allahun dhe duke bërë që mëkati ti duket i pranushëm.

• Dëmi ndaj karakterit. Masturbimi dobëson vendosmërinë e njeriut, zvogëlon kundërshtimin ndaj mëkatimit dhe shkakton humbjen e vetërespektit.

• Dëmi ndaj natyrshmërisë së pastër njerëzore. Masturbimi është një praktikë që kalon në një shprehi, e cila e bën njeriun të gjejë kënaqësi vetëm përmes saj. Kjo ia vështërson atij knaqjen me metodën e lejuar dhe të shëndoshë të martesës, e cila është mënyra e pranuar për shuarjen e epsheve.



Mbrojtja dhe Shërimi

Në vijim do të paraqesim disa mënyra të rëndësishme për tu mbrojtur nga masturbimi:

1. Frika dhe adhurimi i Allahut në çdo kohë.

2. Martesa e hershme.

3. Shoqërimi me besimtar të drejtë dhe largimi nga vetmia apo shoqërimi me mëkatarë.

4. Ulja e shikimit dhe largimi nga të shikuarit e asaj që ka nadaluar Allahu i Madhëruar..


5. Angazhimi në akte përuljeje.

6. Kuptimi i rrezikut prej pikëpamjeve të gabuara për masturbimin (siç u shpjeguan më lartë).

7. Shpeshtimi i agjërimit.

8. Jetësimi i etikës së Sunetit në lidhje me fjetjen (fjetja herët, fjetja me abdes, përmendja e Allahut dhe lutjet, fjetja në anën e djathtë, etj.),

9. Përpjekja me durim për tiu nenshtruar Allahu për tu larguar nga mëkatimi, duke kujtuar shpërblimin e madh që Allahu ka premtuar për durimtarët.

10. Pendim tek Allahu dhe shtimi i veprave të mira në mënyrë që të mposhten mendimet dhe veprat e liga




------------

1 Shënon Buhariu, Muslimi dhe të tjrët.
2 Për me tepër diskutime rreth kësaj, lexuesi referohet te pjesa 1 e kësaj serie, “Kërkesapër dashuri dhe mëshirë”.



Shkeputur nga Libri: “Më afër se rrobat”- intimiteti martesor sipas sunetit autentik nga Muhamed el-Xhibali

 

 

 

Back