Mos Prit Falenderim prej askujt

24/05/2011 21:24



Allahu i madhëruar krijoi robërit e Tij për Ta adhuruar dhe përkujtuar Atë, e ua dha begatitë për Ta falenderuar, por shumica adhuruan të gabuarën kur shpirtrat ua mbuloj tymi ateist, dhe mohuan përfundimisht qëllimin e qenies së tyre.
Ti mos u habit nëse takon kësilloj njerëzish kur të mirën ta kthejnë me të keqe, kur i njek dhe t’i harrojnë mirësitë që i ke bërë, se ende ekzistojnë zemra që tradhëtojnë, e që jo vetëm bëjnë zëvendësimin e të mirës me të keqe, port ë konsiderojnë edhe si armikun më të rreptë të tyre.

Ata s’e bëjnë këtë për arsye tjetër, por vetëm pse e ofrove të mirën për ta.
“Ata nuk urrejnë për tjetër, pos pse Allahu nga mirësitë e Tij dhe i Dërguari i Tij i begatoi ata” (Kur’;an 9:74)

Mos shko shumë larg, vetëm përkujto kur nëna rrit një fëmijë: ajo e ushqen, e veshmbath, i jep edukatë dhe e mëson, natën e kalon pa gjumë që të flerë fëmija, rri vetë e uritur që të ngopë fëmijën, lodhet që ai të pushojë, e kur ky fëmijë rritet e bëhet i fortë, ia kthen shpinën nënës, harron lodhjet e saja, shkel mundin dhe mohon kujdesin e saj.

Ndaj nëse dikush t’I humb vlerat e mirësisë tënde, mos u trishto se ato do t’i gjesh te Ai që s’humbet gjë sado e vogël të jetë. Vepro mirë për të tjerët vetëm për hir të Allahut (xh.sh) se në cilëndo anë të kthehësh, je fitues.
Falenderoje Allahun që je bamirës, e jo i dëmshëm për të tjerët, se dora që jep është më e dobishme se ajo që merr.

“Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim” (Kur’an 76:9)

 

Aid El Karni

(Mos u Trishto)

 

Back