Në cilat raste lejohet masturbimi?

27/05/2011 20:28

Pyetja:

Në cilat raste të caktuara lejohet masturbimi, sepse siç e lexova në një artikull përgjigjja ishte se nuk lejohet, por  vetëm se në raste të caktuara. A mund të më tregoni ju lutem cilat janë ato? 

 

 



Përgjigja:
Falënderimi I takon Allahut, salavatet qofshin mbi të dërguarin e
Tij.


Dije se Pejgamberi a.s nuk i ka urdhëruar rinin për masturbim dhe sikur të ishte më mirë do të na tregonte për këtë, por na ka treguar dhe drejtuar për martes dhe agjërim ku thotë:
"O ju të rinjë kush mundet nga ju që të martohet le të martohet, se ajo është më ruajtse për syrin dhe më mbrojtse për epshin, e kush nuk mundet le të agjerojwse ajo është mbrojtse " ( transmeton Buhariu dhe Muslimi )
Ndërsa nga shkenca kanë rënë në pajtim të gjithë mjekët se masturbimi të le dëme në trup, psiqikë dhe dëme fizike, dhe se ajo e lodhë njeriun dhe e fut në mendime dhe e shqetëson, largon nga detyrat e tija deri sa që mundet ta dërgojë në rënien e mëkateve .
Shumë prej meshkujve kanë dobsi seksuale shkaku i kësaj tradite, vërehet kjo kur të martohet ai. etj dhe plot prej tyre nuk gjejnë kënaqësi pas martesës dhe vjen deri tek shkurorzimi .
Ka prej tyre që kanë vazhduar në këtë vepër edhe pas martesës dhe pas ardhjes së femijeve dhe kërkon mënyrë për largimin nga kjo vepër, ndërsa për femren mundet që ti shkaktoj dëme edhe më të mëdha se mundet ti humb edhe virgjiniteti me veprimin e kësaj vepre sipas thënies së mjekëve.
Nëqoftse vazhdon në veprimin e kësaj vepre në mënyrë të rregullt dhe të shpeshtë për një koh të gjatë, dhe jeton në mendimet e saja të vecanta, dihet se mundësia e knaqësis pas marteses mundet të dobsohet dhe mundet të mos ndjej atë që e ndjen vajzat tjera që se veprojnë këtë vepër dhe nuk e shijojnë knaqësin e kësaj vepre.
Thotë Shjeh Mustafa el-Zerka Allahu e mëshiroftë : Atë që e shef mjeksia të dëmshme është e ndaluar dhe kjo është pikë e përbashkët tek gjithë dijetarët.

 

Dhe sa mirë është ajo fetua që e ka dhënë Shejhu Husnejn Mekhluk Muftia i egjiptit i përparshëm ku thotë: " Nga këtu shifet se shumica e Ulemave (Xhumhuri) e shofin si të ndaluar masturbimin, i përmban ajo që gjindën dëmet e shumëta në te, si psh në muskuj në forcë dhe mendje, dhe kjo e bjen ndalesen (Haramin) .

Ajo që të ndihmon për largimin e kësaj vepre janë disa gjëra , më kryesoret janë :

1.Shpejtimi për martes edhe nëse është në mënyr të thjeshtë, pa teprime .
2.Gjithashtu edhe rregullimi i të ngrënit në ngrënje dhe pije që të mos e shtoj epshin, dhe për këtë Pejgamberi alejhi selam na
këshilloi me agjerim sipas hadithit të lartëpërmendur .
3.Largimi nga gjithcka që të shton epshin si: dëgjimi i këngëve të fëlliqura (duke ditur se muzika është haram), largimin e syrit nga fotografitë lakuriqe, të cilat gjindën në shumë filma .
4. Drejtimi i shqisave të shiqimit në bukurin e dukurive të lejuara
si vizatimi i luleve dhe dokjeve natyrale jo të ndjejshme .
5.Zgjedhja e shokve të udhzuar dhe vazhdimi në adhurim, dhe mos
dorëzimi i mendimeve.
6.Përzierja në popull dhe punësimi me atë punë që të largojnë nga
mendimi i zgjuarjes së epshit.
7.Mos veshja e rrobeve të buta, dhe largimi nga erërat (parfumet)
që të shpin në mendime të epsheve .
8.Mos fjetja në dyshek të butë që të përkujton në kryerjen e epshit.
9.Largimi nga vendet e përbashkta me gra që duken pjesët e trupit të tyre ( fitnet, ngacmimet ), dhe nuk mbrohen rregullat.

Me këtë shofim si drejtohet mënyra e epshit dhe nuk anon në këtë vepër e cila dëmton trupin dhe mendjen, dhe të shpie në të keqe.
(Shiko Mexheletul Ez-her vëllimi i tret, faqe 91 nr muji Muharrem
1391 h)

 

 

Duke shikuar këtë u këshilloj që të mos shikohet në fjalet e dobta nga të cilat kuptohet lejimi i kësaj vepre (masturbimit) veçanrisht kur shumica (Xhumhuri) anon në ndalimin e saj.

Medh-hebi Malikij dhe Shafij shkojnë në ndalimin e kësaj vepre sipas Tefsirit "Edëa el-Bejan"në komentimin e Ajetit (5-7) të Surës Muëminun "të Muhamed el-Shenkiti".
Ndërsa Hanefit thonë, imami El-Zerka duke treguar medh-hebin e tyre :

Thonë: "Ajo është prej të ndaluarave në esencë, por lejohet me tre kushte:

1.Të mos jetë burri i martuar.
2. Friga e rënies në Amoralitet (Zina) të vërtet nëse nuk masturbon.
3. Mos të jetë qëllimi në kënaqjen e epshit, por të ketë për qëllim thyerjen e asaj që e ndjen.

Ajo që shihet këtu se rregullat e përgjithshme të sheriatit tregojnë
në ndalesën e kësaj vepre ngase kjo s’është mënyra natyrale në
zgjidhjen e kësaj vepre, ngase kjo është lakim,dhe kjo mjafton për
ndalim dhe mospëlqim (Haram apo mekruh). Edhe nëse nuk hy në
ndalesat e qarta sikur zinaja (amoraliteti).
Pra gjykojmë këtu me rregullën e domosdoshmëris prej rregullave të
sheriatit, që nëse frigohet për rënien në ndalesa më të mëdha
sikur zinaja që është prej ndalesave të qarta, apo ka ngacmime të
ashpërta dhe të dëmshme psiqike, pra lejohet sa për të ikur nga ajo
ngase domosdoshmërit gjykohen sipas madhësisë" etj.
Nga kjo që shofim që në medh-hebin Hanefij shifet se ata nuk e
lejojn këtë vepër, vetem nëse detyrohet dhe arrinë në rrezik më të
madhë dhe frigohet nga rënia në zina pra e vepron atë që është me dëm
më te vogël.
Dihet se vepruesi nëse ka për qëllim kënaqsimin e epshit nuk ka
dyshim se ështe duke bërë mëkat, mundet që shumica e veprusve të
kësaj vepre e bëjnë këtë vepër për shkak të kënaqsiës së epshit ose
në mënyrë të lojës dhe s’jan të detyrar për të bërë kët vepër, dhe më
lartë e treguam mënyrën se kur e ka të lejuar .
Mbetet të themi : Me të vërtet kjo vepër e keqe jepë ndjenja
mashtruese, dhe e shtynë vepruesin në mendime dhe ëndërrime të kota,
pra duhet të përqendrohesh në mundjen e nefsit nga mashtrimet, dhe
të këshillojm që të pendohesh me sinqeritet, dhe te mbështetesh tek
Allahu subhanehu ue teala që të largoj nga kjo vepër e poshtër, dhe
për ty vlen që të shtosh leximin e Kur'anit dhe Agjërimin dhe tjerat
adhurime, duke iu përmbajtur të gjitha këshillava të nëntave të
lartpërmenduara .

Allahu e dinë më mir .

 

 

 

 

 

 Marrë nga www.islamweb.net
Këshilli i fetuas me mbikqyrje nga : Abdullah el-Fekijh
Përktheu: Ebu_Duxhane (Forumislamik.com)
Lektura: AbuHamza


 

 

 

Back