Nëse ia doni të mirën shoqërisë...

25/05/2011 21:21

Nëse ia doni të mirën shoqërisë, atëherë ndihmoni të rinjtë të martohen! Sot, ndër sfidat më madhore, është martesa. Kur përhapet paturpësia, imoraliteti dhe ngacmimet seksuale, martesa bëhet domosdoshmëri!

Martesa është e bukur!

Nuk është e hidhur, siç e paraqesin disa njerëz mendjelehtë e dëfryes! Vetëm të shfrenuarit thonë se martesa është e papërballueshme dhe e hidhur.

Nuk është turp të kërkosh të martohesh!

Bëjeni atë, dhe kërkojeni përkrahjen e njerëzve të afërm, a të miqve. Nëse dëshironi të preheni në paqe dhe të bëheni të qëndrueshëm në jetë, të gjunjëzoni dëshpërimin, martohuni!

Pastaj kërkoni mbështetje tek Zoti!

Nuk është turp të trokasësh në derën e vajzës, apo të dërgosh ndonjë për të kërkuar një djalë për martesë.

Turp është të bëhesh viktimë e paturpësisë, imoralitetit dhe ngacmimeve seksuale, e jo të kërkosh atë që të takon! /

Avni Tafili

Rinia mes së kaluarës dhe së ardhmes

 

Back