Pajisja e vetes me iman(besim), duke e shoqëruar me vepra të mira

24/05/2011 20:46

  

Allahu thotë:

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira , që ka bërë.”

(En-Nahl,97)

Arsyeja për këtë është e qartë: ata që i besojnë Allahut dhe që besimin e tyre e kanë të shëndoshë, janë gjithnjë të motivuar për të bërë vepra të mira, përmes të cilave

përmisohen zemrat dhe morali i tyre, si dhe për ta ndryshuar pozitën e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, ata kanë parime të shëndosha sipas të cilave sillen me çdo situatë të gëzimit apo pikëllimit. Mirësitë dhe gëzimet i përcepton me pëlqim dhe falënderim, duke i përdorur në mënyrë të dobishme. Kur veprojnë kështu, ndihen të lumtur dhe shpresojnë se kjo do të zgjasë dhe do t’ju sjellë shpërblim për falënderimin e shprehur, si dhe shumë gjëra tjera të cilat do t’ua tejkalojnë dhuntive dhe mirësive fillestare.

 

Kur ballafaqohen me pikëllime, dëme, brenga dhe shqetësime, ata mundohen t’ju bëjnë rezistencë dhe zvogëlojnë aq sa kanë mundësi dhe reagojnë me durim të përshtatshëm ndaj gjërave për të cilat nuk kanë zgjedhje. Nga kjo, si rrjedhojë përfitojnë dobi të shumta siç është elasticiteti dhe qëndrueshmëria, varësisht cilës duhet përshtatur; pastaj përvoja e dobishme, vullneti i fuqishëm, durimi, shpresa për shpërblim dhe shumë mirësi të tjera të cilat e pakësojnë shqetësimin e përjetuar. Andaj, shqetësimi i tyre zëvendesohet me gëzim, me shpresë për bekim dhe shpërblim nga Allahu, siç ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, në një hadith të vërtetë:

“Sa e mrekullueshme është puna e besimtarit! Çdo gjë që i ndodh është e mirë për të dhe kjo nuk vlen për askënd tjetër veçse për besimtarin. Nëse i ndodh një gjë e mirë, ai është falënderues dhe kjo është e mirë për të. Nëse i ndodh një gjë e keqe, ai e bart këtë me durim dhe kjo është e mirë për të.”

Kjo është mënyra përmes së cilës mund t’i shohim fatkeqësitë në dritën pozitive.

Muhammed Salih El Munexhid

Perk. Ebu Jahja

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

 

Back