Pasimi i shembullit të pejgamberëve dhe të devotshmëve

24/05/2011 20:49

 

Në këtë botë, Pejgamberët dhe të devotshmit kanë përjetuar shumë më tepër shqetësime se të gjithë njerëzit e tjerë. Cdo njeri sprovohet sipas forcës së imanit të tij. Nëse Allahu e do një njeri, Ai e sprovon atë. Lidhur me këtë gjë, Sa’di ( Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka pyetur Pejgamberin, salallahu alejhi ue selam. “ O i Dërguari i Allahut, cilët njerëz sprovohen më së shumti?” Ai është përgjigjur: “Të dërguarit e Allahut, pastaj ata që vinë pas tyre (sipas pozitës), pastaj ata që vinë pas tyre. Njeriu do të sprovohet sipas forcës së imanit të tij. Nëse e ka imanin e fortë, atëherë shqetësimi me të cilin do të sprovohet është më i madh: nëse imani i tij është i dobët, atëherë do të sprovohet në bazë të nivelit të imanit të tij. Sprovat do ta godasin robin derisa të ecë mbi sipërfaqen e tokës i pastër prej gjynaheve.”

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

Back