Zemrat gjejnë paqe në përkujtimin e All-llahut

28/05/2011 08:18


Sipas hulumtimeve të kryera nga David B. Larson, i Qendrës Kombëtare Amerikane për Hulumtime Shëndetësore, dhe ekipit të tij, krahasimet e Amerikanëve të devotshëm dhe atyre jo-fetarë kanë dhënë rezultate shumë befasuese.

Për shembull, njerëzit fetarë vuajnë 60% më pak nga sëmundje të zemrës sesa ata me pak ose aspak besim fetar, niveli i vetëvrasjeve në mesin e tyre është 100% më i uët, ata vuajnë shumë më pak nga niveli i lartë i sheqerit në gjak, dhe ky raport është 7:1 në mesin e duhanpirësve. 65

Ishte raportuar në një studim të botuar në International Journal of Psychiatry in Medicine, një burim i rëndësishëm shkencor, që njerëzit të cilët e përshkruajnë veten se nuk kanë asnjë besim fetar sëmuren më shpesh dhe kanë jetë më të shkurtër. Sipas rezultateve të hulumtimit, ata që nuk janë besimtarë ka gjasa dyfish më të mëdha të preken nga sëmundjet e stomakut-zorrëve se besimtarët, dhe norma e vdekshmërisë së tyre nga sëmundjet e frymëmarrjes është 66% më e lartë se ajo e besimtarëve.

Psikologët laik kanë tendencë për t’iu referuar shifrave të ngjashme si “efekte psikologjike.” Kjo do të thotë se besimi ngre shpirtërat e njerëzve, dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndet.
Ky shpjegim mund të jetë vërtetë i arsyeshëm, por kur ekzaminohet çështja shfaqet një përfundim më i habitshëm. Besimi në Allah është shumë më i fortë se çdo ndikim psiqik. Hulumtimi me gamë të gjerë për lidhjen ndërmjet besimit fetar dhe shëndetit fizik i kryer nga Dr. Herbert Benson i Fakultetit Mjekësor të Harvardit prodhoj përfundime të habitshme në këtë fushë. Pavarësisht se vet nuk ishte besimtar, Dr. Benson kishte rënë në përfundim se adhurimi dhe besimi në Allah kishte më shumë efekt pozitiv në shëndetin e njeriut se ajo e vërejtur në çdo gjë tjetër. Benson konstaton se ka arritur në përfundim se nuk ka besim që jep më shumë paqe mendore se besimi në Allah. 66

Cila është arsyeja për këtë lidhje ndërmjet besimit dhe shpirtit njerëzor e trupit? Përfundimi I arritur nga hulumtuesi laik Benson është, me fjalët e tij, se trupi I njeriut dhe mendja janë të rregulluara të besojnë në Allah. 67

Ky fakt, që bota mjekësore ngadalë ka filluar t’a vlerësojë, është një sekret i shpallur në Kur’an me këto fjalë: …pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Kur'an, 13:28) Arsyeja pse ata që besojnë në Allah, që falen dhe shpresojnë në Të, janë psiqikisht dhe fizikisht më të shëndosh është se ata sillen në përputhje me qëllimin e krijimit të tyre. Filozofitë dhe sistemet që kundërshtojnë krijimin e njeriut gjithmonë shpijnë vuajtje dhe pakënaqësi. Mjekësia moderne tani është duke tentuar drejt realizimit të kësaj të vërtete.

Siç u shpreh Patrick Glynn: "Kërkimet shkencore në psikologji gjatë 25 viteve të fundit kanë treguar se,...besimi fetar është një nga lidhjet më të qëndrueshme të shëndetit mendor dhe lumturisë së përgjithshme.”68
--------------------
65. Patrick Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World (California: Prima Publishing: 1997), 80-81.
66. Herbert Benson, and Mark Stark, Timeless Healing (New York: Simon & Schuster: 1996), 203.
67. Ibid., 193.
68. Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, 60-61.

"Quran and Science" Page

 

Back