Nga thesari i Hasan El Basriut

Këshilla me vlerë të madhe nga Hasan el Basriu

24/05/2011 21:00
  1.Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.   2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.   3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.   4. Në një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!   5. Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!   6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të ...

Mos u lidh për këtë botë

24/05/2011 20:59
  Pasha All-llahun, nuk i është dhënë dikujtë ndonjë e mirë e kësaj bote të cilën ai nuk e ka konsideruar si sprovë, e që pas kësaj nuk e ka treguar veten me vepra të mira: feja e tij është gjymtuar, ndërsa mendja e trazuar. Ndërsa nuk ka pasur njeri të cilin e ka ruajtur All-llahu xh.sh. nga kjo botë e ai nuk e ka marrë si të mirë për të, e të mos ketë mbetur ashtu pa vepra të mira dhe mendim të drejtë. Nuk ka ndonjë musliman që ka qenë i furnizuar ditë për ditë e ai këtë të mos e ketë konsideruar si e mirë për të, e të mos ketë qenë i paaftë në mendime: I mbaj mend njerëzit që janë sjellë ndaj kësaj bote si ndaj amanetit të dhënë në ruajtje, e në fund ia kanë kthyer ...

Thënie dhe këshilla të urta

24/05/2011 20:59
  Kur e ka dëgjuar njërin se si mallkon: O Zot, shkatërroi mëkatarët, Hasani ka thënë: - Atëherë do të ndjehemi të vetmuar në rrugë dhe do të zvogëlohet numri i atyre që veprojnë sipas dëshirës së vet. Feja jonë është e fortë, ndërsa e vërteta është e rëndë. Njeriu është i dobët dhe i pafuqishëm; prandaj le të ngarkohet aq sa mund të bartë. Sepse nëse mbingarkohet me detyra të shumta, ekziston frika nga pritesa dhe braktisja e punëve. Sëmundja e pastron trupin siç e pastron zekati pasurinë. Trupi që nuk di për sëmundje është sikur pasuria që nuk pastrohet me zekat: në të nuk ka përparim. Mendimi i drejtë dhe devotshmëria janë veprat më të mira. Kush e rregullon jetën e...