Dashuria e gjynahut dhe adaptimi me të

23/05/2011 20:58

Nëse njeriu mësohet (adaptohet) me çfarëdo gjynahu dhe asesi nuk pendohet për të, atëherë shejtani do t’ia mbulojë zemrën dhe ai gjynahu do të bëhet e vetmja gjë të cilin e mendon ai, bile edhe në momentet e fundit të jetes së tij. Madje edhe në qoftë se ata që janë përreth tij ia përkujtojnë shehadetin për të vdekur me ato fjalë, gjynahu do t’ia preokupojë vetëdijen dhe ai do të  shprehë vetëm atë që ka bërë nga gjynahet.

 

Do të përmendim disa rrëfime:

 

Ishte një njeri që kishte punuar në treg në shitje publike (ankand). E kur i ishte afruar çasti i vdekjes, fëmijët e tij ishin ulur përreth tij dhe i kishin përsëritur fjalët e shehadetit, ndërsa babai i tyre vetëm po përsëristë: katër e gjysmë, pesë.

Një gruaje ia kujtonin shehadetin, ndërsa ajo fliste se është lodhur, sepse kështu kishte folur edhe tërë jetën e saj.

Një njeriu tjetër ia këndonin shehadetin ndërsa ai këndonte. Ndërsa vdekja mund t’i vijë gjynahqarit pikërisht në gjendjen e kryerjes së gjynahut, e do ta takojë Allahun (subhanehu ve te teala) në atë gjendja, e do ta takojë hidhërimin e Allahut (subhanehu ve te teala).

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:“Ai që do të vdes në diçka, Allahu (subhanehu ve te teala)  do ta ringjallë në atë gjendje që ka vdekur.” (Hakimi)

 

Shkëputur nga libri: “Përfundimi i mirë”

Autor: Abdullah ibën Muhamed el-Mutllak

 

 

Back