Diqka Rreth Rukjes

27/05/2011 21:22

 

 

DISA NGA DOBITË E RUKJES

  1. Të afron pran Allahut, subnahehu ue teala.
  2. Pengon punën e fallxhorëve dhe magjistarëve.
  3. Tubimi për rukje është tubim në të cilin përmendet Allahu.
  4. Është prej mjekimit më të dobishëm për sëmundjet bashkohore si brenga, pikëllimi dhe shqetësimi.
  5. Ai që bën rukje, e ndihmon vëllanë dhe zbaton hadithin: “Kush prej jush ka mundësi t’i sjellë vëllait ndonjë dobi, le ta bëjë atë!”
  6. Është sunet i të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem. Aishja, radijallahu anha, tregon: “Kur i Dërguarit i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ankohej nga ndonjë sëmundje, Xhibrili i bënte rukje.”
  7. Parandalon braktisjen e Kur’anit. Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: “ Formë e braktisjes së Kur’anit është edhe braktisja e mjekimit dhe shërimit me Kur’an.”

KUSHTET QË DUHEN PLOTËSUAR GJATË RUKJES

Lidhur me njeriun që bën rukje

  1. Sinqeriteti i plotë në çdo etapë të shërimit me rukje.
  2. Bindja e plotë në Allahun dhe mbështetje e sinqertë tek Ai.
  3. Devotshmëria dhe qëndrueshmëria ne besim dhe fe.
  4. Bindja e plotë se shëruesi i vetëm është Allahu, ndërkohë që vepra e tij është vetëm një nga shkaqet e shërimit.
  5. Kujdesi nga ushqimi dhe veshmbathja e fituar me haram që janë pengesë për pranimin e lutjeve, siç ka ardhur në hadith të saktë.
  6. Largimi nga ndalesat fetare gojore dhe veprore, si dhe nga lutjet që nuk janë në pajtim me rregullat e përgjithshme të fesë.
  7. Lutje me ajete Kur’anore dhe dua të përshtatshme.
  8. Të jetë ia pastër në trup dhe veshmbathje dhe në vend ku nuk ka fotografi dhe qen, sepse ato pengojnë hyrjen e melekëve.
  9. Rujatja e fshehtësive, sepse në këtë punë ai do të mësojë shumë gjëra të fshehta për jetën e të sëmurëve.
  10. Mëshira dhe butësia ndaj të sëmurit dhe marrja në konsideratë gjendjen e tij shpirtërore dhe financiare.

Lidhur me personin të cilit i bëhet rukje

  1. Të jetë i bindur se shërimi vjen prej Allahut, subhanehu ue teala, ndërkohë që rukja, ai që bën rukje, mjeku dhe barnat janë vetëm shkaqe të shërimit.
  2. Të jetë i vetëdijshëm për vlerën e madhe të Kur’anit i cili, me lejen e Allahut, është shërim për çdo sëmundje.
  3. Të mos i ngarkojë ata që bëjnë mjekim me rukje me fallxhorët dhe magjistarët.
  4. T’i drejtohet sinqerisht Allhut, subhanehu ue teala, dhe t’i mbështetet vetëm atij duke qenë i bindurnë vërtetsinë e ajetit: “Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.”
  5. Pendimi nga mëkatet dhe pranimi i gabimeve të bëra.
  6. Lutje të shumta dhe të përpikta në kërkim të shërimit.
  7. Vazhdimësia në rukje dhe në leximin e lutjeve (dhikrit) të mëngjesit dhe mbrëmjes.
  8. Lëmosha e shpeshtë.

Lidhur me vetë rukjen

  1. Të jetë me ajete të Kur’anit për të cilin Allahu, subnahehu ue teala, thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”
  2. Të jetë me emrat e bukura dhe cilësitë e përkryera të Allahut, subnahehu ue teala: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata.”
  3. Të jetë më lutje që bëjnë pjesë në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke vepruar me hadithin: “M’i tregoni fjalët me të cilët bëni rukje, rukjet nuk janë të ndaluara, përveç atyre që janë shirk.”
  4. Preferohet të jetë në gjuhën arabe. Ibën Haxheri, rahimehullah, thotë: “Dijetarë janë të një mendimi për lejimin e rukjes në të cilën janë plotësuar këto tre kushte:
    - Të jetë me ajet, ose me emrat dhe cilësitë e Allahut.
    - Të jetë në gjuhën arabe
    - Ose të jetë në gjuhë të kuptueshme (të mos përdoren fjali të pakuptimta që mund të përmbajnë lutje të ndonjë xhini me emër siç veprojnë shumë sihirbazë).

Forma e mjekimit me rukje

  1. Rukje e drejtpërdrejtë (leximi i lutjeve në praninë e të sëmurit) me pështymë (en-nefth pështymë që ka më tepër ajër se lagështi) dhe me vendosje të dorës në vendin e dhimbjes, përveç kur bëhet fjalë për ndonjë grua të huaj. Aishja, radijallahu anha, thotë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, gjatë sëmundjes para se të ndërronte jetë, e frynte veten me dy kaptinat, El-Felek dhe En-Nas. Kur gjendja iu vështirësua, unë e fryja me këto dy kaptina dhe pastaj e përshkroja fytyrën dhe trupin e tij e me duart e tij të bekuara.”
  2. Leximi i rukjes mbi ujë të pastër, zem-zem ose të thjeshtë, mbi vaj ulliri, pirja dhe lyerja me atë ujë dhe vaj.
  3. Dëgjimi i ajeteve të rukjes me vëmendje, frikë, respekt dhe prani të zemrës.
  4. Përsëritja më shumë se një herë e disa kaptinave, ajeteve si kaptina El-Fatiha, Ajetul-Kursij, kaptina El-Ihlas së bashku me kaptinat El-Felek dhe En-Nas është veprim i pëlqyer. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, bashkonta duart, lexonte kaptinat e fundit të Kur’anit, pështynte tre herë dhe pastaj me to përshkonte tërë trupin.

Shkëputur nga libri: LUTJET E SHËRIMIT
Autor: Ahmed ibën Abdul Aziz el-Hudajri

 

 

Back