Fjalë Të Urta Nga Ibn Kajjim
24/05/2011 21:12
Ka thënë Ibn Kajjimi:
Katër gjëra shkatërrojnë trupin:
1. Brenga
2. Pikëllimi
3. Uria
4. Pagjumësia
Katër gjëra te kënaqin:
1. Shikimi në gjelbërim
2. Shikimi i ujëvarës
3. Shikimi i të dashurit
4. Shikimi i frutave
Katër gjëra dobësojnë të parit:
1. Ecja zbathur
2. Zbardhja (zgjimi në mëngjes) dhe ngrysja me fytyrë të mërrolur, të rëndë dhe fytyrë armiku
3. Te qarët e shumtë
4. Shikimi i tepërt në ndonjë vijë të hollë.
Katër gjëra e forcojnë trupin:
1. Veshja e rrobave të buta
2. Pastrimi në banjë në këmbë
3. Ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe të yndyrshëm
4. Nuhatja e aromave të këndshme.
Katër gjëra zbehin fytyrën:
1. Gënjeshtra
2. Turpi i pakët
3. Pyetja pa patur dituri fare
4. Marrëzitë e shumta.
Katër gjëra shndërisin fytyrën:
1. Burrëria
2. Përmbushja e premtimit
3. Bujaria
4. Devotshmëria
Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë:
1. Mendjemadhësia
2. Zilia
3. Gënjeshtra
4. Bartja e fjalëve
Katër gjëra sjellin rrizkun:
1. Falja natën
2. Istigfari (kërkim falje) i shumtë gjatë mesnatës
3. Bërja shprehi e dhënies se lëmoshës
4. Përmendja e Allahut në fillim dhe mbarim të ditës.
Katër gjëra pengojnë rrizkun:
1. Gjumi në mëngjes
2. Namazi i paktë
3. Përtacia
4. Tradhtia
Katër gjëra të pengojnë të kuptuarit dhe zgjuarsinë:
1. Ngrënia e thartësirave dhe pemëve vazhdimisht
2. Gjumi në shpinë
3. Brenga
4. Pikëllimi
Katër gjëra sëmurin trupin:
1. Të folurit e shumtë
2. Gjumi i shumtë
3. Ushqimi i shumtë
4. Marrëdhëniet seksuale të shumta
Pesë ngritin pesë:
1. Modestia ngrit dijetaret
2. Pasuria ngrit (largon) poshtërimin
3. Heshtja ngrit (largon) gabimet
4. Turpi ngrit moralin
5. Shakaja ngrit (largon) vështirësitë
Pesë njihen me pesë:
1. Pema me frutat e saja
2. Gruaja kur burri t'i varfërohet
3. Shoku në ditë të vështira
4. Besimtari në sprovim
5. Bujari në kohëra krizash
Pesë mbysin pesë:
1. Shpifja të vërtetën
2. Pasuria të metat
3. Devotshmëria epshin
4. Përmendja lëmoshën
5. Nevoja (varfëria) parimet
Pesë shpijnë në pesë:
1. Shikimi në prostitucion
2. Lakmia në pendim (keqardhja)
3. Pajtimi (me atë që ta jep Allahu) në kënaqësi
4. Udhëtimi i shumtë në njohuri
5. Polemika në armiqësi
Pesë i rrisin pesë:
1. Zjarri nga kashta-byku
2. Dyshimi nga mendimi i keq
3. Vrazhdësia nga mos bamirësia
4. Armiqësia nga mosfalja
4. Shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se persë kjo është kështu e kështu)
Pesë sjellin lumturi:
1. Fëmija i ndershëm
2. Gruaja e ndershme
3. Shoku i mirë
4. Besimtari bamirës
5. Dijetari i zgjuar
Pesë zbukurohen me pesë:
1. Shëndeti me jetë të mirë
2. Udhëtimi me shoqëri të mirë
3. Bukuria me moral të mirë
4. Gjumi pa probleme paraprake
5. Nata me përmendjen e Allahut
Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër:
1. Nxënia përmendesh në pleqëri
2. Të folurit me teori të pavërtetuara-supozime
3. Begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim të së vërtetës)
4. Shoqëria e udhëtimit
5. Këshilla nga rastet tragjike
Pesë sjellin pesë:
1. Istigfari sjell rrizkun
2. Ulja e shikimit sjell virtytin
3. Turpi sjell të mirat
4. Të folurit e butë sjell kërkesën
5. Hidhërimi sjell keqardhjen
Pesë largojnë pesë:
1. Të folurit e butë hidhërimin
2. Istiadheja (eudhu bil-lahi mine'sh shejtani'r rraxhim) largon djallin
3. Maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen)
4. Përmbajtja nga të folurit largon gabimet
5. Duaja largon caktimin e keq.
———
Back