Hixhami

27/05/2011 21:18

 

Hixham eshte nxjerrja e gjakut te prishur nga trupi, me ane te prerjes siperfaqesore ne vende te caktuara te lekures. Padyshim se hixhami ka baze ne islam e kjo shihet me se miri ne fjalet e te Derguarit te ALLAHUT -paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te- ku thote:Ju keshilloj ne berjen e hixhamit(Buhariu). Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi -alejhi selam- ka thene: Nese ne diçka gjeni sherim, ajo eshte hixhami(Sahih Ebu David).

 

 

Transmeton Abdullah iben Mesudi se Pejgamberi - paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi te-ka thene:Sa here qe kam kaluar naten e Isras, ne ndonje grumbull te melaikeve, me kane thene: O Muhamed urdhero umetin tend me hixham, sepse me se miri me çka mund te sheroheni eshte hixhami.(Sahih Tirmidhi)

 

Rendesia e hixhamit eshte konstatuar edhe ne menyre shkencore.

Nje ekip i mjekeve te njohur sirian kane studiuar nxjerrjen e gjakut me hixham ne nje studim profesional, dhe kane krahasuar ate me gjakun e nxjerrur nga venat tek nje numer i madh i pacienteve, dhe pas shume rezultateve qe kane nxjerrur, ne fund kane konkluduar se: Procesi i hixhamit largon rruzat e kuqe te padeshiruara dhe njeherit le ne trup rruzat e bardha, perderisa nxjerrja e gjakut nga venat humb perberjet e dobishme te gjakut me gjithe rruzat e kuqe te deshiruara dhe te padeshiruara.

 

Keshtuqe porosia e tyre ishte “Kjo (qe u cek me lart) na jep te drejt neve qe ti keshillojme njerezit ne hixham, si preventive dhe sherim per çdo njeri, duke pasur parasysh kushtet dhe kohen e duhur per berjen e hixhamit. Andaj, kur te largojme gjakun e prishur te padeshiruar te mbetur ne trup,trupi do te qetesohet nga trupthat qe e shqetesojne dhe nga trupthat e demshme qe nuk ka nevoj per to, pas kesaj do te shtohet qarkullimi i gjakut te paster ne organet e trupit qe permban rruzat e kuqe te pasterta, te cilat i freskojne dhe njeherit i ushqejne, keshtuqe i gjithe ky proces i kthen trupit barazpeshen natyrore dhe shton imunitetin e trupit. Ndersa ditet e preferuara per berjen e hixhamit jane ditet 17, 19 dhe 21 te muajve henor, duke u bazuar ne hadithin e Pejgamberit -alejhi selam- qe ka thene: Kush bene hixhamin ne diten e 17, 19 dhe 21 te muajit henor do te kete sherim nga çdo semundje (Sahih Ebu Davud). Mirepo kjo nuk ndalon berjen e hixhamit ne ditet tjera, e sidomos kur eshte fjala per shkaqe shendetesore , por dobia me e madhe, padyshim, do te jete ne ditet e lartepermendura.

 

Ne baze te provave shkencore dhe pervojes, hixhami pati sukses ne sherimin e shume semundjeve me lejen e Allahut te Lartesuar, siq jane:

1-Pastron gjakun dhe aktivizon zhvillimin e eshtrave. 2-Zbute enet e gjakut.

3-Largon plogeshtine , pertacine dhe gjumin e teperte.

4-Rregullon tensionin e gjakut.

5-Largon dhimbjet e kraheroreve , gjoksit dhe shpines. 6-Largon kokedhembjen dhe migrenen.

7-Largon disa lloje te helmimeve.

8-Sheron problemet psiqike, gjysem paralizen dhe paralizen e plote.

9-Largon dhimbjet e shpines dhe nyjeve.

10-Sheron semundjet e barkut.

11-Sheron prostatin dhe epshin e dobet.

12-Sheron kujtesen dhe koncentrimin e dobet.

13-Sheron disa forma te sterilitetit.

Dhe shume semundje tjera .

 

 

 Krenaria.com

 

 

Back