Letër përgëzuese për ata të cilët Allahu i sprovoi me magji, mess dhe syrin e keq

27/05/2011 21:24

 
Këtë mesazh ua dërgoj vëllezërve dhe motrave të besimit për të cilët thotë Allahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë :

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.(El Bekare,156-157)

Në një ajet tjeter Allahu i Madhërishem thotë:

…..ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë! (Ez-Zummer,10)
Vëlla dhe motër, o ti që të sprovoi Allahu me magji ose me syrin e keq (mësysh), duro për  atë që të goditi dhe mos u dëshpëro, pajtohu me atë qe e caktoi Allahu për ty dhe  duro në pasimin e rrugës së Allahut, largohu nga haramet dhe qëndro fuqishëm në rrugën e Allahut. Dije se shërimi yt është në dorën dhe vetëm në dorën e Allahut. Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje përveçse  ka zbritur edhe shërimin e saj. Sëmundjet, qofshin ato shpirtërore, psikike apo organike, të cilat i dërgoi Allahu mbi robërit e Tij, nuk janë asgjë tjetër përpos një mëshirë e Allahut për robërit e Tij që të kthehen tek Ai dhe ta  kuptojnë se Ai, Allahu, është që në dorën e Tij është çdo gjë, vepron me robërit e Tij si të dojë, Ai është shëruesi, Ai jep shëndet, merr dhe jep dhe në dorën e Tij është e mira në këtë botë dhe në botën e ardhshme.
Dije o vëlla se fatkeqësitë, infektimet, shqetësimet (hallet, brengat) dhe sëmundjet e ndryshme, për të gjitha ka shkaqe të cilat nuk i din askush përveq Allahut të vetëm. Për mbrojtjen dhe largimin e tyre kërkohet kthimi drejt Allahut, lutja dhe nënshtrimi i plotë ndaj Tij, pendimi nga gjynahet, qofshin ato të vogla apo të mëdha, në veçanti nga gjërat e ndaluara në të cilat bien shumica e njerzëve ku i shpërfillin apo iu duken të vogla, si: pirja e duhanit, zhveshja (lakuriqësia) tek femrat,  mashtrimi, gënjeshtra, përgojimi i njerëzve,rruarja e mjekrës, lëshimi i mustaqeve, përgjasimi me jo muslimanët dhe shumë mëkate të tjera të cilat janë përhapur nëmesin e njerëzve dhe veçanërisht tek ata me besim të dobët. Allahu i Madhërishëm thotë në librin e Tij fisnik:

Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.(Shura,30)

Vëlla dhe motër, ndaloje vetën nga ajo që ndaloi Krijuesi ynë, Allahu, ndalesave që ka të bëjë me obligimet ndaj Tij, ndaj robërve të Tij. Mos e humb shpresën në Allahun se vërtëte Allahu është Shëruesi yt.

Transmetohet nga Jezid ibën El-Esam i cili ka thënë: Një burrë nga  banorët e Shamit, trim dhe guximtarë kishte ardhur për ta vizituar udhëheqesin e muslimanëve Omerin.r.a. Një ditë prej ditësh nuk paraqitet më tek Omeri.r.a. Omeri.r.a. tha: çfarë ka bërë filani, i biri i filanit i cili nuk duket fare?! I thanë,- o udhëheqes i besimtarëve,- ai vazhdimisht ka pirë nga kjo pije ( e ndaluar). Kur Omeri r.a. i  dëgjoi këto fjalë e ftoi sekretarin e tij dhe i tha shkruaj: “Nga Omeri r.a. te filani, i biri i filanit, Paqja e Allahut qoftë mbi ty, falënderoj Allahun i cili nuk ka shok, Ai është i vetëm, i cili fal mëkatin dhe pranon pendimin dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe  bamirës. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt”. Pastaj u tha shokëve te tij, - luteni Allahun për vëllaun tuaj që ta pranoj gabimin në mënyrën e tij dhe që Allahu të ia pranoj pendimin e tij. Kur i arriti letra e Omerit r.a. atij njeriu, filloj ta lexonte dhe ta përseriste atë disa herë duke e lexuar dhe tha :”i  cili falë mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndeshkues i ashpër, Allahu ma ka tërhequr vërejtjen nga dënimi i ashpër i Tij, më premtoi mua që të m’i falë mëkatet!. Këtë e përseriti disa herë në vetën e tij, pastaj qajti, u largua nga ai haram ashtu siç është i kënaqur Allahu Subhanehu ue teala. Kur Omeri dëgjoi për këtë lajm tha :”Kështu veproni nëse shikoni ndonjë vëlla tuajin duke gabuar apo lajthitur nga rruga e Allahut, ndihmojeni atë dhe përkujtojeni atë, për mëshiren e madhe që ka Allahu. Luteni Allahun që t’ia fal mëkatin dhe mos u bëni ndihmëtar të shejtanit kundër vëllaut tuaj’’.

Lus Allahun e Madhërishem të na i falë mëkatet tona, të na shëroj neve nga çdo sëmundje, Ai është i Vetmi që ka këtë mundësi.
 

sherimiislam.net

 

Back