Mbështetja tek Allahu dhe dorëzimi i çështjeve tek Ai

24/05/2011 20:49

 

Kur njeriu e di që Allahu mund të bëjë çfarë të dëshirojë, se vetëm Ai bën zgjedhjen dhe drejton punët e njerëzve, se mënyra si Ai drejton robërit e Tij është më e mirë se mënyra që njeriu do të kishte zgjedhur për vete, kur e kupton se Ai di më mirë se çfarë është e dobishme për robin e Tij, se vetë njeriu për veten e tij, se Ai mund të plotësojë nevojat dhe dëshirat e njeriut, se Ai është më i Sinqertë dhe më i Mëshirshëm për robin e vet, se sa vetë njeriu për veten e tij, kur e di se ai nuk mund të përparojë apo ngecë vetëm se brënda limiteve që Allahu i ka përcaktuar për të, se askush nuk mund ta ndryshojë vullnetin dhe caktimin e Allahut, atëherë njeriu do t'ia dorëzojë me përulje çështjet e tij Allahut Fuqiplotë.
Vetëm pas nënshtrimit ndaj Allahut, njeriu do të ketë ndjesinë e çlirimit dhe lehtësimit nga brengat dhe shqetësimet. Barrën e brengave të tij, ai ia jep Allahut, i Cili nuk brengoset, sado e madhe të jetë brenga. Kështu, zemra e njeriut të shqetësuar, do të shkarkohet nga pesha e ngarkesave.
Sa e mirë bëhet jeta e tij, sa e bekuar zemra e tij dhe sa e madhe është hareja e gëzimit të tij tani!
Kur njeriu i mbështetet Allahut dhe vendos besimin tek Ai, nuk mund të mbisundohet nga iluzionet e këqia. Ai i beson Allahut dhe shpreson bujarinë e Tij, e cila e mbron nga shqetësimet dhe brengat, si dhe nga shumë smundje të tjera psikike dhe fizike.
Njeriu i lirë nga problemet e tij është ai që Allahu e ka liruar dhe i ka ndihmuar në përpjekjet e tij në luftën kundër veseve dhe shqetësimeve të veta (xhihadul-nefs), duke përdorur metoda të dobishme për forcimin e zemrës dhe largimin e dëshpërimit. "Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai..." (Et-Talak, 3). Pra Allahu do të kujdeset për çdo gjë që e brengos besimtarin rreth angazhimeve për problemet e kësaj bote dhe synimet për botën tjetër. Allahu ka garantuar të gjitha mirësitë dhe mbrojtjen nga të këqijat dhe dëmet, për ata që vënë besimin e tyre tek Ai...

 

 

Muhammed Salih El Munexhid

“Ballafaqimi me brengat dhe streset”

 

 

 

Back