Mburoja e muslimanit

07/06/2011 05:22

Falenderimi i përket vetëm Allahut të Madhëruar. Salavatet (përshëndetjet) dhe urimet më të ngrohta ia përcjellim Pejgamberit tonë, Muhamedit (salall-llahu alejhi ue selem), familjes së tij e shokëve të tij të ndershëm, e kujtdo që ndjek udhën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lexues të nderuar! Libri që keni në duar është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe "Hisnul Muslim" ka kuptimin: "Mburojë shpirtë-rore dhe morale e myslimanit nga rrezi-qet që i dalin gjatë jetës së tij."
Gjatë përkthimit, kemi përmendur ve-tëm hadithet autentike, të vërteta, të thëna nga i Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem), ndërsa përcjellësit e haditheve në shumë raste nuk i kemi përmendur.
Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj.
Me miratimin e autorit, kemi shtuar në fillim të broshurës disa rregulla që kanë të bëjnë me kohën kur mund të lutemi e si mund të lutemi..
Lexues i nderuar! Pa dyshim, si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha arabe ka veçoritë e saj. Prandaj do të këshillonim që, ai që bën përpjekje për të mësuar lutje ose ajete të Kuranit në gjuhën arabe, të pyeste ndonjë që e njeh arabishten për mënyrën e shqiptimit etj.
I lutemi Allahut të Madhëruar që kjo vepër e thjeshtë, të jetë për hir të Tij e të na shërbejë në të dyja botët. I lutemi Allahut që kjo broshurë t'i bëjë dobi çdokujt, që e lexon, e mëson dhe e shpërndan atë.

Shkarkoje këtu: Mburoja_e_Muslimanit $.pdf

Back