Model drejt suksesit

25/05/2011 20:50

 

Suksesi dhe prosperiteti në jetë është synim i çdo njeriu, varësisht nga rezoni, ambiciet, vizioni dhe mundësitë e tij; personale, familjare, shoqërore e kohore.


Të jesh i suksesshëm është plotësisht normale dhe e arsyeshme, natyrisht brenda suazave dhe kufijve të së mundshmes. Njeriut i është lehtësuar ajo për çka edhe është krijuar (Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të).
 

 

Kjo nuk e determinon kufizimin e punës dhe angazhimit si mekanizma të suksesit dhe perspektives, pa të cilat suksesi nuk mund të jetë i plotë, e nëse arrihet nuk mund të jetë stabil. Sot jemi dëshmitar të dinamikes enorme në çdo fushë të jetës. Andaj dituria e arritur mësohet vetëm në praktikë, ndërsa përvetësohet në përsëritje dhe zbatim.

Ndikuar nga informatat e shumta, mundësia e madhe e manipulimit me to, si dhe perspektiva jo edhe aq stabile, shumë të rinj kanë pranuar botëkuptim dhe perceptim të gabuar për shkaqet dhe arsyet e suksesit në jetë. Për këto dhe arsye tjera shpeshherë marrin rrugë të gabuar, apo edhe len ( lodhen, demoralizohen, zvetënohen) rrugën e vërtet të kërkimit të suksesit, përmes;


- punës serioze,

- vizionit të qartë,

- këmbënguljes drejt synimit,

- përfundimit të detyrave në jetë.


Padyshim se në këtë rrugë të gjatë dhe të thepisur, ndërlidhen shumë faktorë të cilët reflektojnë shkëndijat e suksesit përballë përpjekjes së njeriut.

Dihet se personalitetin e njeriut e përbëjnë cilësitë e lindura dhe ato të fituara, të dyja si elemente ngërthejnë një kompleksitet të gjerë, ato arrijnë fuqishëm të gërshetohen mes veti, nëse u ofrohet tereni dhe mundësia e tillë.

Disa faktorë dhe cilësi të cilët mund të definojnë suksesin në jetë:


a) Disa cilësi të lindura tek njeriu:


- Fuqia shpirtërore (besimi dhe besnikëria në bindje, paluhatshmëria në sfida),

- Fuqia mendore (mundësia për analizë objektive dhe interpretim të drejtë),

- Zgjuarsia, trimëria dhe bujaria,

- Psikostabiliteti (neutral i cili nuk tjetërsohet-lakohet lehtë, i drejt i durueshëm dhe esencial),

- Aftësia e adaptimit-akomodimit (formimi i qëndrimit, afiniteti në gjykime, gjeturina dhe gatishmëria etj)

- Aftësia për module alternative (krijimi i lidhjeve, krahasimi dhe ndërlidhshmëria e situatave dhe ngjarjeve).

- Vigjilenca në çdo projekt të jetës etj.


b) Disa cilësi të fituara tek njeriu:



- Eksperienca (përvoja profesionale dhe shembulli nga të tjerët),

- Refuzimi i të gabuarës ( qoftë ide, fjalë apo vepër),

- Ambicioz (idealist, vullnetar, optimist),

- Krenaria me të vërteten dhe sakrifica për hir të saj,

- Ndikues dhe i ndikueshëm (ndikues në të mirën dhe largimin nga e keqja, ndërsa i ndikueshem mbi ngjarjet dhe ndodhitë),

- Fuqia trupore, ideore dhe intelektuale,

- Aktiviteti dhe gjallëria (ndjenja e të qenit aktiv, çelës i punëve të mira, iniciativave të reja dhe projekteve të dobishme),

- Garimi për vepra të mira dhe urrejtja e atyre të ligave.



c) Disa mekanizma drejt suksesit:



- Zgjedhja e qëlluar e profesionit,

- Përcjellja e hapave të arrirë nga profesionistet,

- Kontinuiteti në punë qofshin ato të vogla,

- Përfundimi i detyrës së parashtruar,

- Qëndrimi me shoqëri aktive dhe të suksesshme,

- Aplikimi i ritualeve fetare si akumulim i energjisë shpirtërore, e cila është bazë për freski fizike,

- Zgjimi i hershëm dhe fjetja e mjaftueshme,

- Llogaritja e punës si adhurim ndaj Krijuesit (kjo e zvogëlon dukshëm egoizmin ideor dhe material),

- Fuqia e luftimit të pasionit (arrin të vepron çdoherë të kundërtën e asaj që pasioni e urdhëron),

- Plani ambicioz i punës dhe përcjellja në raport me kohën e paracaktuar,

- Përkushtimi „ me mish e me shpirt " në punën e parashtruar,

- Kujdesi nga teprimi i qëllimshëm (në të gjitha poret e jetës),

- Vullneti për lexim-studim-hulumtim,

- Qëndrimi me njerëz të suksesshëm,

- Llogaria ditore e veprimtarisë jetësore.


d) Disa mekanizma drejt mos-suksesit:


Zgjedhja jo e qëlluar e profesionit (imponimi nga faktor subjektiv apo objektiv),

- Konsultimi me jo profesionistët, në të gjitha iniciativat e jetës

- Diskontinuiteti në punë (konfuzioni në detyrat e ngarkuara),

- Vizioni i paqartë (rruga e pa përcaktuar dhe e panjohur-pastudiuar si duhet) ,

- Qëndrimi me shoqëri pasive e defetistë,

- Abstenimi nga adhurimi dhe religjioziteti (duke rritur dozën e brendshme të frikës dhe pa sigurisë ndaj profesionit, punës dhe aktivitetit),

- Bioritmi kohor i çrregulluar (gjumi kohë e pa kohë, përdorimi i narkotikëve, alkoolit, muzikës perfide, amoralitetit etj.),

- Pakujdesia në veprime dhe teprimi i qëllimshëm (në të gjitha poret e jetës),

- Llogaritja e punës si tejkalim i kohës (kjo e zvogëlon dukshëm efikasitetin dhe përqendrimin në punë),

- Përkushtimi i dobët apo përqendrimi i shkurtër në punën e parashtruar,

- Ambiciet e vogla apo mungesa totale e tyre,

- Humbja e vullnetit për vetiniciativë dhe dekurajimi në jetë.


Te jesh i suksesshëm është plotësisht normale, e natyrshme dhe e arrirë. Asgjë nuk është e pamundshme, apo e pamundshmja nuk ekziston !?.


Vetëm se duhet:


- vullnet i çelikosur,

- përpjekje konstante dhe,

- besim i patundur në realizimin e tij !.


Mr. Rrahman FERIZI / Prishtinë.

 

 

 

Back