Mos u bëj rob i të ardhmes, prite sa të vijë

24/05/2011 21:24



“Erdhi caktimi i Allahut, pra mos kërkoni ngutjen e tij” (Kur’an 27:1)

Mos vepro para kohe, a dëshiron të nxjerrish foshnjën para plotësimit të muajve, e ta këpusësh frytin para se të piqet?!

Është marrëzi ta tresësh mendjen atje ku s’ke punë, e nesërmja është e humbur dhe e fshehur, ti s’e di se sit ë vjen, e ç’të sjell me vete.

Përse, pra, ta lodhim trurin në imagjinata që s’do të ndodhin, apo të angazhohemi me ngjarje që nuk do na godasin?

Ndoshta largohesh nga kjo botë që sot, para se të vijë e nesërmja, a mos kujton se e kalove urën pa shkelur mbi të – kush e di?

Ndoshta këmbët na këputen para se të arrijmë te ura, apo ura rrëzohet para se të mbërrijmë, por ndodh që edhe të kalohet ura pa ndonjë të keqe.

Të lodhësh trurin me mendime për të ardhmen, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe të orvatesh ta çelësh librin e së panjohurës e të të tregohen ndodhirat është diqka e papëlqyer që sjell shqetësime të panevojshme, sepse shumica e njerëzve në këtë botë përfytyrojnë se në të ardhmen do mbeten të uritur, lakuriq, të sëmurë, të varfër, gjë që nuk ekziston në botën e panjohur të tyre, por është vetëm pëshpëritje ezbukuruar e djallit të mallkuar.

“Djalli ju frikëson me varfëri e ju urdhëron për të këqija, por Allahu ju garanton falje e begati” (Kur’an 2:269)

Ka njerëz të shumtë të cilët besimi i dobët i shtyn të qahen se do të ngelin të uritur apo do të sëmuren pas një viti.

Jeta jotë dhe furnizimi yt s’janë në dorën e njeriut që të mbetesh në udhëkryq, ndaj mos e zhyt veten në mëkate, sepse ti as që e di se kur dhe ku do të vdesësh, prandaj mos u angazhoni me gjëra të kota e ta mbysni veten para kohe.

Aid El Karni

(Mos u Trishto)

 

 

 

Back