SI T'I DALLOJMË NARKOMANËT?

23/05/2011 21:26



“Qëllimet e narkomanëve janë që të rekrutojnë sa më shumë persona në radhët e tyre, duke u shpjeguar të tjerëve për "kënaqësitë" që sjell përdorimi i narkotikëve, duke zbukuruar çastet e përjetuara e duke zgjuar te bashkëbiseduesit kureshtje që edhe ata ta provojnë. Në këtë drejtim, më së shumti sukses kanë femrat narkomane dhe vërtetohet që një narkomane mesatarisht i shtyn të konsumojnë narkotikë nga gjashtë persona të tjerë.”

 

Dr. Mair Iseini

 

Qëllimi i këtij shkrimi është që t’u mundësojmë të rinjve tanë që të mund më lehtë t’i dallojnë dhe zbulojnë narkomanët e varur dhe të mos bien në kthetrat e tyre. Kjo dukuri në mesin tonë nuk duhet anashkaluar, sepse në të ardhmen do të na hakmerret.. Si karakteristikë e narkomanëve në të shumtën e rasteve është se ata dallohen me ate se janë persona emocionalë, jostabilë, të paaftë për t’u përshtatur në rrethana të ndryshme.

Narkomanët që përdorin narkotikë, kryesisht janë qyqarë, të vetmuar, nuk i pranojnë

autoritetet, ndihen të paaftë për t’u ballafaquar me kërkesat reale të botës që i rrethon. Ata nuk mund ta gjejnë vendin e vet në rrethin dhe në botën që i rrethon. Për çdo gjë ndihen të pasigurt dhe të frikësuar. Nëse u krijohen kushte dhe mundësi të caktuara dhe nëse u jepet rasti të konsumojnë narkotikë, ata këtë e bëjnë pa menduar fare, në mënyrë që ta ndiejnë veten më të sigurt, sepse vetëm narkotikët u mundësojnë që në mënyrë pasive të plogësht të arrijnë atë që dëshirojnë.

 

VARSHMËRIA PSIKIKE DHE FIZIKE

TË NARKOMANIT NGA PIJET NARKOTIKE

 

Ngjashëm me alkoolistët, edhe narkomanët për vete mendojnë më së miri, kanë besim në aftësitë e veta, janë “llafazanë” dhe shumë “trima”. Substancat narkotike ndikojnë në shkatërrimin e shëndetit të tyre, në shkatërrimin moral dhe mental, në zvogëlimin e vetëdijes dhe të vëmendjes së personit që bëhet i varur nga narkotikët. Këta persona, për shkak të përdorimit të narkotikëve, humbin shumë aftësi, orientimin, perceptimin e rrethit ku jetojnë etj.

Narkomanët kanë pamje të shëmtuar fizike, janë të zbehtë, më të dobët fizikisht, të plogësht e të mpirë, lënë pas dore higjienën personale, ngacmohen shpejt, përlahen dhe fjalosen me familjarët, me shokët, shoqet e shkollës, humbin interesin për jetë, tregojnë mosinteresim për mësim, ikin nga shkolla dhe realiteti jetësor, ditën flejnë natën rrinë zgjuar, zakonisht mbajnë syza dielli të zeza, veshin këmisha me mëngë të gjata edhe verës dhe i fshehin gjurmët e marrjes së narkotikut me anë të injeksionit, e zgjerojnë rrethin e shokëve narkomanë, me të cilët e kalojnë kohën, vjedhin gjësende dhe i shesin me çmim të lirë për ta blerë dozën ditore. Doza ditore narkomanit i nevojitet si buka e përditshme, njëherit i bëhet shprehi dhe nuk mundet pa të, sepse ajo e disponon dhe e qetëson. Narkomani i varur i cili bie në “krizë”, këtë e manifeston me qarje, shkundje të hundëve, gogësimë, dridhje të muskujve, shtangim të muskujve etj. Simptomat e “krizës” janë pasojë e varshmërisë psikike dhe fizike të organizimit të narkomanit nga pijet narkotike.

 

PASOJAT QË REFLEKTOHEN NË SHOQËRI

 

Qëllimet e narkomanëve janë që të rekrutojnë sa më shumë persona në radhët e tyre, duke u shpjeguar të tjerëve për “kënaqësitë” që sjell përdorimi i narkotikëve, duke zbukuruar çastet e përjetuara e duke zgjuar te bashkëbiseduesit kureshtje që edhe ata ta provojnë. Në këtë drejtim, më së shumti sukses kanë femrat narkomane dhe vërtetohet që një narkomane mesatarisht i shtyn të konsumojnë narkotikë nga gjashtë persona të tjerë. Sjelljet e narkomanëve të rinj, të cilët shprehin përbuzje ndaj punës dhe mënyrës së zakonshme të jetës, kanë disa elemente të kthimit në mënyrën e mëparshme të jetës, që ka ardhur në shprehje të plotë në kuadër të hipilëvizjeve dhe kolonive të hipikëve të formuara sidomos në muajt e verës, bredhin nëpër shumë vende të fshehta, ndërtesa në

ndërtim e sipër, vende të ndryshme ku nuk bien në sy të qytetarëve etj. Grupet e reja që i nënshtrohen futjes dhe përdorimit të narkotikëve, zakonisht i takojnë shtresave të ulëta të shoqërisë me vendbanime në periferi të qyteteve, por cilësohen si shumë

të depërtueshëm dhe të shoqërueshëm. Dilerët vishen bukur me gardërobë të shtrenjtë, shoqërohen me të gjithë, janë të qetë të buzëqeshur, përshëndesin gjoja se çdo kalimtar gjatë bisedës me dikë, vendqëndrimi i tyre është zakonisht nëpër kafeteri, ku i kanë edhe kallauzët e tyre, qofshin femra apo meshkuj, me të cilët gjoja se kanë raporte të posaçme. Pas këtyre veprimeve të dilerëve dhe kallauzëve të tyre vjen faza e dytë, ajo më e rënda, kur shijuesi i narkotikut do të interesohet që vetë të takohet me dilerin dhe të shoqërohet me të. Mjerisht, kjo veprimtari e rrezikshme viteve të fundit vërehet edhe te ne, në mesin tonë, por edhe te fëmijët e bashkëvendësve tanë që jetojnë dhe punojnë në perëndim. Në qoftë se duam t’u largohemi këtyre situatave, para se të bëhet vonë duhet t’i këshillojmë fëmijët tanë me këshilla elementare si duket narkomani, kush mund të jenë kallauzët e dilerëve, çfarë mund të ndodhë, po qese shpesh organizojnë ndeja të ndryshme etj, dhe cilat mund të jenë pësimet nga këto ndeja të tipit të mbyllur në lokale apo banesa të ndryshme.

 

Autori është:

Spec. i mjekësisë së përgjithshme

 

Back