Si ti shëroni vet fëmijët tuaj nga mësyshi?

27/05/2011 21:23

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Shum fëmij sëmuren nga mësyshi dhe familja e tyre as që kan njohuri për shërimin e kësaj sëmundjeje, dhe për këtë shkojn nëpër sihërbas apo njerz të cilët shkrijn plumb dhe me këto veprime i bëjn shirk Allahut të Madhëruar duke mos e ditur se çfar po bëjn.

Për këtë shkak do ti ceki metodat se si mundet njeriu vet ta shëroj fëmiun nga mësyshi.

Për të ja larguar fëmijës mësyshin jan disa metoda:

1. Metoda e parë: Nëse e din se kush i ka ra mësysh, atëherë ai person le të merr abdes në një kofe, legen apo diç tjetër ku mbetet uji, dhe me atë ujë e lan fëmiun duke ja derdhur ujin nga koka dhe përmas shpinës.

2. Metoda e dytë, nëse nuk e din se kush i ka ra mësysh apo nëse e din mirëpo nuk ke mundësi që ti thuash që të marr abdes që ta lash me ujë të abdesit të tij atëherë e afron fëmiun afër vetes dhe i lexon suren El Fatiha, Ajetul Kursin këto i lexon nga një her, ndërsa suren Ihlas, Felek dhe Nas i lexon tre her, dhe leximi tre her bëhet duke i lexuar të trijat. Pasi që ti lexon këto sure i fryn fëmiut në fytyr.

3. Metoda e tretë, e merr një shishe me ujë dhe i lexon suren El Fatiha, Ajetul Kursin këto i lexon nga një her, ndërsa suren Ihlas, Felek dhe Nas i lexon tre her, dhe leximi tre her bëhet duke i lexuar të trijat. Pasi që ti lexon këto sure i pështyn ujit (pështym pa pështym). Dhe me këtë ujë e pastron fëmiun 4-5 ditë. Edhe pse që në ditën e parë insha Allah do ti largohet mirëpo më mirë është që të përsëritet pastrami i fëmiut 4-5 dit.

Kur dëshiron ta pastrosh, mbush një enë me ujë të nxehtë dhe në atë ujë zbrazë gjysmën e shishes së ujit të kënduar, e përzien dhe lahesh me të. Ujin në shishe nuk e lejonë të hargjohet, sa herë që hargjohet gjysma e ujit i shton prapë.

Eroll Nesimi


 

Back