Adoleshentët Muslimanë

25/05/2011 21:47

 

 

Adoleshentët Muslimanë

Dr. Muhamed & Ekrem Beshir

Fillimi i hershëm i edukimit të fëmijës

 

 

 

 

Ky është një element shumë i rëndësishëm sepse në fazën e hershme të jetës fëmija e kërkon natyrshëm miratimin e prindërve të tij. Ky fillim I hershëm ka 2 faza kryesore. Në fazën e parë (nga lindja deri 10 vjeç miratimi I prindërve është gjëja më e rëndësishme në jetë. Në këtë moshë ata I pranojnë udhëzimet e prindërve pa shumë kundërshtime. Me kalimin e kohës, rëndësia e miratimit prindëror për fëmijën pëson ulje, kurse ajo e miratimit nga moshatarët rritet tepër. Pikërisht në këtë periudhë që korrespondon me moshën 10 vjeçare, fillon faza e dytë. Fëmija shfaq prirje të vishet e të flasë si moshatarët e tij, sepse kërkon miratimin e tyre. Kështu, nëse prindërit e kanë shpërfillur fazën e parë, nuk i kanë rrënjosur vlerat e mira, fëmija do të kalojë në fazën e dytë pa patur parime të forta dhe zakone të mira. Nëse ata shpenzojnë kohë dhe energji gjatë fazës së parë, atëherë kjo do ta mbrojë fëmijën gjatë fazës së dytë dhe do të shërbejë si mburojë ndaj presionit që mund t’i bëhet nga moshatarët, për të ndjekur turmën. Ai do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë devijimieve sepse tashmë ka formuar një personalitet të fortë me një sistem vlerash të mira. Në situata të caktuara ai mund të marrë vendime dhe të bëjë zgjedhjet e duhura. Për fat të keq shumë prindër nuk kalojnë kohë me fëmijët e tyre gjatë fazës së parë dhe as janë në gjendje të vendosin një urë komunikimi me ta. Nga ana tjetër, të tjerë prindër mund ta kalojnë gjithë kohën me fëmijët duke i mësuar shumë pjesë nga Kurani, por nuk e ndihmojnë t’i kuptojë ato apo të lidhet me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për ta bërë fëmijën besimtar të devotshëm dhe për t’i rrënjosur një personalitet të fortë nuk është i mjaftueshëm vetëm mësimi përmendësh.

T’i bëhesh shok gjatë kohës së adoleshencës

Në këtë moshë ai përballet me ndyrshime që ndodhin në të gjitha sferat e jetës së tij: fizike, emocionale, sociale. Kërkimi që bën për të gjetur identitetin e tij është gjëja që e shqetëson më shumë dhe që ndikon mbi gjithçka që mendon, ndjen apo bën. Gjatë kësaj beteje adoleshenti “bombardohet” nga mesazhe negative që i vijnë nga shoqëria ku jeton. Çka është më e keqja, këto mesazhe konsiderohen si normale dhe të natyrshme tek çdo adoleshent tjetër.
Prindërit duhet të jenë shumë të hapur për të biseduar shpesh me adoleshentët për të ditur shqetësimet e tyre dhe të gatshëm për të dëgjuar në çdo kohë. Në këtë process është e domosdoshme të përfshihet si nëna ashtu edhe babai. Nëse ai e ndjen që prindërit e tij janë aty për të, ai do t’u drejtohet atyre, në vend që të shkojë t’u kërkojë ndihmë të tjerëve, të cilët mund të mos i japin këshillën dhe mbështetjen e duhur. Kjo nuk do të thotë që prindërit t’u kushtojnë vëmendje vetëm kur ata përjetojnë momente të vështira. Përkundrazi, komunikimi mes tyre duhet të jetë i përditshëm.

Vizioni edukues i prindërve duhet të ndahet me fëmijët

Ky është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm. Të dy prindërit duhet të kenë një vision të përbashkët mbi të ardhmen e fëmijës së tyre mbi vlerat, moralin dhe cilësitë që synojnë të ngulisin tek fëmija. Fëmijët e së sotmes janë të rriturit e së ardhmes dhe kjo i bën prindërit që të përpiqen shumë për ta realizuar këtë vizion. Ne duam që fëmijët tanë të bëhen muslimanë të mirë të cilët:
- Ta duan Allahun dhe ta pranojnë udhëzimin e Tij si mënyrë jetese
- Ta duan të Dërguarin e Tij (a.s.) dhe ta marrin atë si model për jetën e tyre
- Ta kuptojnë që lumturia e vërtetë arrihet vetëm nëse jeton në Islam
- Të ndihen krenarë që janë muslimanë dhe kanë qëllime të qarta në jetë
- Të jenë në gjendje të merren me çështjet e kësaj bote në mënyrën e duhur, të jenë punëtorë, ambiciozë dhe aktivë në shoqëri.

Kjo që cituam është një listë e shkurtër. Prindërit nuk duhet ta mbajnë për vete këtë vizion, por duhet ta ndajnë me fëmijët e tyre. Fëmijët duhet të jenë pjesë e procesit dhe ta dinë se çfarë pritet prej tyre. Sa më shumë të rritet fëmija aq më shumë prindërit duhet t’ia shpjegojnë dhe t’i flasin rreth këtij qëllimi të rëndësishëm në jetë. Ai fëmijë që njihet me këtë vizion dhe e pranon atë do t’ua lehtësojë shumë punën prindërve në këtë drejtim. Ai me siguri do të bashkëpunojë dhe do jetë i gatshëm të bëjë më shumë, sepse është i bindur se ky është qëllimi i tij në jetë dhe për të ia vlen të punosh.

Pjesëmarrja aktive e të dy prindërve në procesin e edukimit

“Secili prej jush është bari dhe do të pyetet për atë që ka patur në përgjegjësi”…. (transmeton Ibn Omeri) Në suren Tahrim: 6, Allahu thotë: “O besimtarë ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri….
Dijetarët e kanë komentuar se me këtë Allahu I Madhëruar ka patur për qëllim edukimin e tyre.
Pjesëmarrja aktive e babait
Nënat janë të afta të bëjnë shumë për djemtë, por pas një moshe të caktuar ndikimi i tyre fillon të ulet. Pikërisht, në këtë periudhë figura e babait është shumë e rëndësishme dhe djemtë kanë nevojë për një model për ta imituar. Ata duhet t’i dëgjojnë, të marrin pjesë në aktivitet e tyre sportive dhe shkollore si dhe të dalin me ta në eskursione dhe udhëtime të tjera çlodhëse. Ata nuk duhet të mjaftohen vetëm me sigurimin e të ardhurave, por duhet gjithashtu të përmbushin detyrat e përgjegjësisë duke u dhënë dashuri, udhëzim dhe përgatitjen e duhur fëmijëve të tyre. Mungesa e baballarëve në jetën e djemve është një problem shumë serioz. Adoleshenti është në kërkim të një modeli për të ndjekur. Nëse i ati nuk është i pranishëm në jetën e tij, ai do ta kërkojë modelin tek ndonjë personazh sportiv, këngëtar kinematografik, etj. Ai mund të fillojë ta imitojë. Sapo babai ta vërejë këtë fillon ta qortojë të birin duke e fyer. Kështu fillojnë mosmarrëveshjet. Tashme djali ka gjetur një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të atit. Nëse babai vazhdon ta qortojë të birin krijohet një rreth vicioz dhe marrëdhëniet mes tyre prishen shumë shpejt. Shpresojmë që të gjithë baballarët ta kuptojnë se çfarë pasojash shkatërruese sjell mungesa e pranisë së tyre në jetën e fëmijëve. Në këtë rast babait i duhet shumë punë duke u përfishirë në jetën e të birit, duke folur hapur me të, duke kaluar kohë, por ia vlen, sepse në të kundërt pasojat mund të jenë tepër të rënda.

Të kesh një adoleshent me personalitet të fortë, pse dhe si mund të arrihet
Është krejt e zakonshme që fëmijët e rritur në këtë shoqëri të bëhen objekt i sfidave të shumta dhe situatave të rrezikshme gjatë adoleshencës.

 

Kjo ndodh për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1. Në këtë fazë ai përjeton ndryshime psikologjike dhe fizike. Kjo e bën shumë të ndjeshëm, nervoz dhe të prekur nga shpërthimet e zemërimit. Herë do pavarësi, herë kërkon vëmendjen, dashurinë dhe kujdesin e prindërve. Gjithashtu ai mbetet në kërkim të vazhdueshëm të identitetit. Në mendje bluan pyetje të shumta: Kush është ai? Cili është qëllimi i jetës? A e duan prindërit apo jo? A e duan vërtet shokët e tij? A e pranojnë moshatarët ashtu siç është?
Mungesa e pranimit nga moshatarët është një element tepër shqetësues për të, sepse e ndien nevojën t’i përkasë një grupi të caktuar.

2. Kultura dhe normat e adoleshentëve te tjere janë të papranueshme për ne si muslimanë. Një adoleshent që nuk i ndjek norma të tilla konsiderohet i flakur nga turma e moshatarëve të tij. Kjo përbën një lloj presioni të ushtruar ndaj adoleshentëve tanë muslimanë.




PSE….?

Të gjitha arsyet e përmendura më lart përbëjnë një burim të madh presioni mbi adoleshentët tanë muslimanë. Nëse ne nuk arrijmë t’i brumosim ata duke krijuar një personalitet të fortë dhe për të pasur besim tek vetja dhe tek sistemi I tyre i vlerave, atëherë ka shumë mundësi që vorbulla e kulturës perëndimore të na i marrë me vete. Ata që nuk besojnë fuqimisht në vlerat e tyre do ta kenë shumë të vështirë t’I bëjnë ballë ndjekjes së turmës. Adoleshenti ka nevojë për një personalitet dhe besim të fortë, në mënyrë që t’u thotë “JO!” situatave të caktuara.
Një adoleshent që ka besim në atë që bën nuk lëkundet nëse moshatarët nuk pajtohen me mënyrën se si vishet ai, apo nëse nuk pi cigare apo drogë, apo nëse nuk shkon në mbrëmje vallëzimi ku ka alkool dhe vajza.
Kjo është arsyeje pse është shumë e rëndësishme që prindërit të përdorin rrugët dhe metodat e duhura, në mënyrë që t’I ndihmojnë adoleshentët të krijojnë një personalitet të fortë.

SI….?

Disa metoda që mund të përdorin prindërit për t’i ndihmuar adoleshentët të kenë një personalitet të fortë:

1. Njohja dhe besimi në Zot.
Kjo është një burim i madh sigurie për adoleshentin. Ai beson se kjo jetë është shumë e shkurtër në krahasim me tjerën, se shpërblimi I Allahut është aq I madh sa I duket e lehtë ta sakrifikojë përkohësisht dëfrimin në këtë jetë të shkurtër. Ky besim do t’I japë forcën e duhur për t’u thënë “JO” tundimeve të ndryshme. Prindërit duhet të përpiqen ta lidhin adoleshentin me Krijuesin e tij që në moshë të vogël. Ky është një proces I vazhdueshëm dhe I pandalshëm, që duhet të vazhdojë edhe gjatë viteve të adoleshencës me anë të përkujtimit. (Hadithi I trans. nga Ibn Abbasi: “Ruaje Allahun nëse do që të të ruajë….”
Përkujtime si ky do ta bëjnë adoleshentin ta ndjejë se Allahu është me të dhe e vëzhgon vazhdimisht. Ndaj ai do të përpiqet të bëjë atë që duhet kudo që të jetë.

2. Njohja e Profetit (a.s.) dhe marrja e tij si shembull.
Sapo adoleshenti të ketë marrë njohuritë e duhura ai do ta dojë atë dhe do të jetë krenar që është pasues I tij. Ai do të besojë se gjithçka ka thënë ai është e vërtetë dhe si në këtë jetë ashtu dhe në tjetrën. Mbetet detyrë e prindërve t’I ndihmojnë fëmijët të lexojnë një biografi të jetës së Profetit (a.s.). Veç kësaj, prindi duhet t’ia shpjegojë se në ç’mënyrë përshtaten hadithet e mësuara me jetën e përditshme.

3. Adoleshenti duhet ta ndjejë se prindërit e duan dhe ia kuptojnë nevojat
Ata e dinë që po përballet me një presion të madh nga ana e moshatarëve dhe janë vërtet të interesuar për mirëqenien e tij. Ata duhet të bëjnë ç’është e mundur për ta ndihmuar të përballet me problemet në mënyrën e duhur, duke I dhënë mbështetje të vazhdueshme. Ata duhet ta bëjnë fëmijën të ndihet I afërt me ta. Atij duhet t’I flasin në mënyrën më të dashur dhe më të dhembshur.

4. Adoleshenti duhet ta ndjejë veten të aftë dhe të vlerësuar në fusha të ndryshme. Një gjë e tillë do të kërkojë shumë punë dhe përpjekje nga ana e prindërve.

5. Prindërit duhet të bëjnë çmos që jeta e fëmijëve të jetë aktive. Ata mund ta ndihmojnë ta mbushë ditën me aktivitete dobishme, argëtuese dhe emocionuese. Ai nuk duhet të ndihet I lodhur apo I mërzitur vetëm sepse është I ndryshëm nga turma. Prindërit mund ta përfshijnë fëmijën e tyre në aktivitete islame si dhe në rrethe të rregullta studimi, ku ai
mund të takohet me muslimanë të së njëjtës moshë. ata mund të marrin pjesë në falje në xhami, ose mund ta falin namazin si familje në shtëpinë e tyre. Ai mund të merret me ndonjë lloj sporti , apo të shkojë në eskursione, apo kampingje të rregullta islame, konferenca apo seminare të ndryshme. Kështu ai do ta përdorë energjinë e tij në aktivitete të dobishme dhe do ta mbushë kohën e tij të lirë. Nëse kjo kohë e lirë nuk mbushet me gjëra të vlefshme, ajo nuk ka për të mbetur bosh, por do t’ju lerë vend depërtimit të gjërave të pavlefshme.

6. Adoleshenti duhet të mësohet të marrë vendime. Prindërit duhet ta fillojnë kultivimin e marrjes së vendimit Brenda familjes që në fazat e hershme. (p.sh. kur fëmijët 3 vjeç dalin pyeten nga dy rroba kë dëshiron të veshë). Rreth moshës 6 vjeç prindërit duhet ta lënë të lirë se në ç’mënyrë do të donte ta kalonte fundjavën. Duke filluar nga mosha 9 e 10 vjeçare prindërit duhet të këshillohen me të për çështje dhe problem të ndryshme që mund të dalin në familje. Ata duhet ta përfshijnë atë në procesin e vendimmarrjes dhe jo t’ia imponojnë gjërat apo thjesht ta venë në dijeni se familja ka vendosur për këtë e atë. Nëse në mosha të ndryshme ju e mësoni fëmijën të marrë vendime atëherë ai do të jetë gjendje të marrë vendimin e duhur kur të arrijë moshën e adoleshencës. Ai nuk do t’i ndjekë moshatarët verbërisht, por do t’i analizojë dhe vlerësojë situatat. Nëse familja nuk e ka mësuar që në moshë të vogël të marrë vendime, ka shumë të ngjarë që ai të shkojë pas turmës për shkak se nuk di si të zgjedhë dhe të thotë “JO”.

7. Prindi duhet ta përgatisë fëmijën të jetë i pavarur, t’ia mësojë aftësitë që i duhen për t’i shërbyer vetes.

8. Prindërit duhet t’I mbështesin dhe t’I kuptojnë fëmijët. Përpiquni t’I kuptoni pikëpamjet e adoleshentit dhe jo të jeni kritikë dhe tallës ndaj tyre. Prindi që e udhëheq fëmijën nëpërmjet diskutimit, dëgjimit me vëmendje, dhe që e lejon ta shprehë mendimin e tij lirshëm, ndihmon së tepërmi në forcimin e personalitetit të fëmijës dhe rritjen e besimit tek vetja.

9. Prindërit gjithmonë duhet t’ua sqarojnë fëmijëve se pse u kërkojnë të bëjnë diçka se sa t’u thuhet: “Bëj si të them unë dhe mos pyet.” Adoleshentët kanë nevojë të mësojnë urtësinë që fshihet pas urdhërave dhe porosive të dhëna sidomos ato që kanë të bëjnë me fenë tonë.

10. Lejojini t’u bëjnë pyetje për çfarëdo lloj teme dhe mësojini të mendojnë thellë dhe në mënyrë kritike. Kurani na nxit të menduarit thellë në çdo aspekt të jetës. Kjo mund të arrihet në dy mënyra: kur ata ju bëjnë ndonjë pyetje që ka lidhje me Islamin, në vend që t’I japësh përgjigje të drejtpërdrejtë do ishte mirë t’I ofroni disa referenca dhe t’I kërkoje ta gjente vetë përgjigjen. Kur ta ketë gjetur pyete rreth saj dhe mësoje të kultivojë kritikën konstruktive. Ose mund t’I kërkonit të bënte kritikën e ndonjë artikulli gazette apo libri që mund të ketë lexuar. Jepini një listë pyetjesh që mund t’I shërbejnë si referenca gjatë procesit të kritikës. Këto do ta ndihmojnë të kultivojë mendimin analitik dhe të bëjë pyetje dhe shqyrtime rreth subjekteve me të cilat përballet. Si rezultat, ai nuk do ta ndjekë një prirje të caktuar vetëm se kështu bëjnë të gjithë. Analiza të tilla do ta ndihmojnë atë të krijojë një personalitet të fortë dhe të konsoliduar.

 

 

Back