Dhuna në shkolla

30/05/2011 20:18


Para pak dite jo vetëm Prishtinën por edhe tërë Kosovën tronditi rasti i vrasjes së një nxënësi dhe plagosja e një tjetri , nxënës të gjimnazit “Sami Frashër” këtu në Prishtinë gjatë një ngatërrese mes vete. Rastet e ushtrimit të dhunës nëpër shkollat tona, në veçanti atu të mesme janë të shpeshta.

Pak ditë ka që kalojnë pa ndodhur ndonjë incident në ndonjë shkollë në Kosovë, çoftë rrahje, therje me thikë e deri tak plagosjet dhe vrasjet.

 

E në anën tjetër përdorimi i drogës, konsumimi i alkoolit, prostitucioni e dukuri tjera negative janë prezentë për çdo ditë thuajse në shkollat dërmuese, për mos me thënë në të gjitha.  Nëse është kështu, atëherë bie pyetja: për çka i dërgojmë ne fëmijët tanë nëpër atu shkolla, që të mësojnë, të marrin dije, apo të bien viktimë e dashakeqëve , viktimë e bandave dhe hajdutëve?! Ndërsa sa i përket marrjes së edukatës nëpër shkolla – e që është tepër me rëndësi- nuk po flasim fare, sepse ajo tashmë thuajse gati është harruar, thuajse të gjithë pajtojnë, bile edhe vet arsimtarët e mësimdhënësit se fëmijët nuk marrin edukatë nëpër shkolla.

E nëse nuk marrin edukatë apo kulturë, pastaj edhe shkenca si shkencë nuk është aq në nivel, sepse i tërë arsimi në të gjitha shtresat nuk është aspak në nivel të duhur.

E nga ana tjetër frika se po ta gjen ndonjë të ligë fëmijën që nga momenti kur del jashtë dere, derisa të kthehet. Nëse tona këtu janë prezentë, atëherë bije pyetja: çka përfitojnë fëmijët tanë nëpër atu shkolla dhe si të jemi të qetë ne prindërit që ti dërgojmë fëmijët tanë nëpër shkolla?! Natyrisht se çdo problem apo e ligë që ndodh i ka edhe shkaqet e saja, apo arsyet pse ka ardhur deri tek ajo e keqe, ashtu siç e ka edhe ilaçin apo mënyrën e shërimit.

Unë mendoj se ndër shkaqet kryesore të lazdrimit të nxënësve është qeveria, gjegjësisht ministria e arsimit e cila nuk është duke punuar sa duhet në parandalimin e këtyre dukurive negative në shkolla, ashtu siç nuk janë duke punuar sa duhet edhe institucionet tjera të shtetit në parandalimin e dukurive të ndryshme negative në shoqëri. Dhe një neglizhencë e tillë jep me kuptuar mos seriozitetin e tyre në kryerjen e punës që kanë marr mi sipër dhe në çuarjen e amanetit në vend që ju është besuar, - kemi cekur edhe më herët, lehtë është me ardhur në qeveri, por vështirë është me mbajtur-. Ka faj ministria e arsimit ngase ju ka dhënë tepër hapësirë lirie nxënësve. Sot nxënësit nuk frikësohen nga askush, përderisa ne në kohën komuniste ju kemi dridhur mësuesit, ju kemi frikësuar më shumë sesa prindit. Gjithashtu dhënia hapësirë vajzave që të shkojnë nëpër shkolla me tesha tepër provokuese është shkak tjetër që djemtë të lazdrohen më shumë.

Nga ana tjetër roli i prindërit ka ra në familje thuajse tërësisht, ai shumë pak interesohet për fëmijën e tij se kur po del nga shtëpia, ku po shkon, me kë po shoqërohet në shkollë dhe jashtë saj etj. Ai ndoshta tërë vitin shkollorë asnjëherë nuk shkon në shkollë për ta shikuar se çfarë nota ka biri apo bija e tij, për ta pyetur kujdestarin e tij se çfarë sjellje ka fëmija i tij etj. Prindi sot gati se ka humbur rolin e tij si edukatorë, si përgjegjësi i parë dhe më i rëndësishmi për fëmijën e tij.

Ai ka harruar se familjen e tij i ka amanet dhe se për ta do të pyetet Ditën e Gjykimit, ka thënë Allahu xh.sh: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët” (Tahrim:6). E ruajtja e familjes është edukimi i tyre, vetëdijesimi i tyre, me ua mësuar atyre të mirën dhe të keqen, me i lidhur ata me qiellin.... Zaten ky është edhe roli i prindit për fëmijën, sepse vetëm sa për t’ia siguruar një kafshatë bukë fëmijës, atë mundë ta bëjë çdo kush, bile atë edhe në mal me qitë posa të lindë, ai nëse ka jetë do të rritet, por nuk do të edukohet.

Andaj gjëja më e madhe dhe më e shtrenjtë që duhet t’ia jap prindi fëmijës së tij është kultura, edukata e shëndosh, e këtë e ka për qëllim ajeti kuranor. Pra, sikurse prindi ta luante rolin e tij si edukator i parë i fëmijës, pastaj ministria e arsimit sikurse të ishte ma syçelë, ma serioze në punën e saj, të ndërmerr hapa të nevojshëm për edukimin e duhur të nxënësve, e ata hapa janë të shumtë, ku kryesisht kanë të bëjnë rreth raporteve nxënës- mësues brenda shkolle, e që nuk kemi hapësirë ti numërojmë këtu, por një hap tepër i rëndësishëm dhe i nevojshëm, që dua ta cekë këtu është futja e lëndës fetare nëpër shkolla tona.

Sikur të bëheshin këtu nuk ka dyshim se gjendja e nxënësve nëpër shkolla do ishte ma e mirë. Duhet të bindemi se asgjë nuk mundë të ndikoi më shumë në vetëdijesimin e nxënësit, po edhe të tërë shoqërisë sesa bindja fetare. Nëse nxënësi prindin nuk e pyet, mësuesit nuk i frikësohet, pastaj gjunahin e mëkatit nuk e ka parasysh, atë nuk ka kush që ta ndal nga dukuritë negative, e ndër tu natyrisht edhe dhuna nëpër shkolla. Dhe jo vetëm të nxënësin, por edhe i rrituri, nëse nuk i tutet Allahut apo nuk i tutet ligjit, ai bënë çka ti vije në kuti. Kjo është e vërtetuar edhe nga ana sociologjike.

E ne mjerisht si shoqëri të dy elementet apo të dy faktorët i kemi të mëngët, as nuk i tutemi Zotit e as ligjit.  Sido që të jetë një gjë është mase e vërtetë dhuna nëpër shkollat tona vetëm sa po vije e po shtohet, vetëm në Prishtinë sipas raporteve të policisë gjatë vitit 2010 ka pasur gjithsejtë 307 raste incidentesh, nxënës-nxënës, nxënës-arsimtar, nxënës-qytetar e të tjera.

Shifër shumë e lartë, alarmues, andaj duhet që sa më parë jo vetëm qeveria, por edhe prindi dhe të gjithë qytetarët të jemi më sy qel, më aktivë në edukimin e fëmijëve tanë, sepse ata janë e ardhmja e familjes sonë, e shtetit tonë. Allahu na e ruajt këtë rini, na i vetëdijesohet këtë qeveri, na i udhëzoftë prindërit dhe tërë këtë shoqëri.

 

Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.

Dr: Shefqet Krasniqi

Epoka e Re

 

Back