Fara e zezë (Nigella Sativa), ilaçi i çdo sëmundjeje

27/05/2011 21:15

 

 



Profeti Muhamed (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe, si një doktor i vërtetë i ka dhënë zgjidhje sëmundjeve të ndryshme. Në një hadith Profeti (a.s.) ka thënë: “Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes”

Kjo është një recetë e qartë që muslimanëve i është ofruar që në shekullin e 7-të, por fatkeqësisht si shumë receta të tjera edhe kjo pothuajse është lënë e pa shfrytëzuar. Shekujt e fundit në botën islame, përparimet në lëmin e shkencës kane ecur me hapin e një “çalamani” dhe detyrimisht, si shumë hadithe të tjerë, edhe ky thesar ka mbetur jashtë vëmendjes së shkencëtarëve derisa i ra në dorë doktorit gjerman, Maren Franz.

 

Nisur nga hadithi i profetit Muhamed (a.s.), siç e përmend në parathënien e librit, doktori gjerman kreu një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i përmblodhi në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë”.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Këto ishin disa pjesë të shkëputura nga libri i mjekut gjerman, Maren Franz, i cili është një pohim modern i fjalëve që Profeti a.s ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.”

 Bledar Hodo

 

Back