KËSHILLA PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE

25/05/2011 21:46

 

  • Kuptoje veçorinë e fëmijës tënd!

 

  • Gabimet e fëmijës i përmiso  duke udhëzuar me butësi , shembull, qortim, injorim, vajz, pastaj goditje!

 

  • Ia mëso fëmijës betejat e Pejgamberit alejhi selam, le t’i mësoj përmendsh emrat e sahabëve dhe prijësve dhe komandantëve musliman, dhe veprimet e fëmijës gjithnjë lidhi me ta!

 

  • Askush të mos e puthë dhe përqafoj fëmijën pos prindit, pa ndonjë nevojë të madhe!

 

  • Përpiqu që fëmija yt të jetë: me besim të drejtë, ibadet të drejtë, i kulturuar, me moral të lartë, trup të fuqishëm, i dobishëm për të tjerët , që kujdeset për kohën e vet, luftëtar kundër pasioneve të veta, i organizuar, i aftë për të siguruar jetesë!

 

  • Është e mundur që je i varfër materialisht dhe fëmijës tënd nuk je në gjendje t’i sigurosh ushqim dhe veshmbathje, por është e pamundur të jesh i varfër në edukatë dhe këtë të mos ia ofrosh fëmijës!

 

  • Fëmijës jepja zanatin në dorë prej fëmijërisë më të hershëm!

 

  • Mësuesi duhet të ketë bashkëpunim me kujdestarin e fëmisë në procesin e edukimit të tij!

 

  • Me cilin je, i tillë je, njeriu është në fe të mikut të vet: “Prandaj fëmijën tënd udhëzoje që ti zgjedhë shokët më të mirë”!

 

  • Shfrytëzoje çdo situatë, posaçërisht gabimin e fëmisë tënd për edukim dhe korrigjim të tij!

 

  • Kur fëmija gabon, korrigjoje me të mirë, kurrsesi me dashakeqësi!

 

  • Fëmija është një vorbë boshe që mbushet- me të mirë ose të keqe!

 

  • Kur fëmijët të grinden, interveno ose të korrigjosh dhe udhëzosh ose mos interveno fare!

 

  • Lëvdoja fëmijës shkollën dhe mësimdhënësit, edhe nëse janë gabim!

 

  • Është obligim të kihet kujdes që të mos lihet anash fëmija për shkak të porsalindurit!

 

  • Mos bën dallim në raport ndaj fëmijëve tuaj, posaçërisht kur është fjala për gjëra materiale!

 

  • Mos i bërtit fëmijës kur pyet, edhe nëse e tepron me këtë!

 

  • Lëvdoja fëmijës leximin dhe librat dhe udhëzoje që të jetë favorit!

 

  • Prapambetja në shkollë nuk nënkupton që fëmija është i marrë!

 

  • Fëmija gjenial është problem, njësoj si edhe fëmija i marrë, sepse ndjen mërzi kur mësuesi e përsëritë disa herë per shokët e tij, kurse ai e ka kuptuar që herën e parë, por edhe për shkak se i nënçmon moshatarët!

 

  • Televizioni është më shumë i dëmshëm se i dobishëm, prandaj mos e le fëmijën tënd të shikoj çka të dëshirojë, e mirë apo e keqe!

 

  • Ofroi fëmijës ndjenjë të lirisë dhe mos u bë dominant, duke u përzier në çdo çështje të madhe apo të vogël të tij!

 

  • Mos nënçmo asgjë të fëmija yt- idetë dhe shprehitë e tij!

 

  • Kujdesu për jetën sportive të fëmijës tënd, posaçërisht atë kolektiv sepse kjo fitim i përvojës dhe miqësive, ngopje e dëshirave dhe pjesëmarrje me pasion!

 

  • Nëse i ngopë të gjitha nevojat e fëmijës, por nuk e angazhon me asnjë detyrë, te ai do të nxitet egoizmi dhe narcisoizmi, si dhe lidhja e fuqishme për ty. Por nëse i ngopë nevojat e tij dhe e angazhon me një detyrë, do të krijosh baraspeshë dhe respektin e detyrave dhe të drejtave. Nëse i ngop nevojat e tij, por e angazhon me detyra të rënda, te ai do të ngjallësh ndjenjën e nënshtrimit dhe poshtërimit!

 

  • Krijo lidhje në mes fëmijës dhe Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam dhe shpërblimit në botën tjetër. Ashtu që nëse një punë e kryn si duhet, i thuaj: “Kjo është ajo me çka Allahu xhele shanuhu është i kënaqur, ndërsa nëse e bën diçka që është  e keqe i thuaj: “Kjo e zemëron Allahun, dhe mos i thuaj që është turp dhe e gabuar!”

 

  • Krijo lidhje në mes fëmijës, islamit dhe principit dhe mos i lidh për personalitetin tënd! Përndryshe nëse futesh në ndonjë gabim nuk do ta akuzoj Islamin apo principin për këtë.

 

  • Kujdesi i tepruar dhe lazdrimi i fëmijës krijon te ai egoizëm dhe personalitet të dobët, gjersa kujdesi i tepruar me dominim krijon tek fëmija frikë dhe mungesë të vetëbesimit, rënje në dilema, tendosje dhe turpërim. Injorimi ndërkaq, lind tek fëmija nënçmim të vetvetes, mbyllje në vete dhe urrejtje ndaj njerëzve.

 

  • Ruaju mirë nga kujdesi i tepruar dhe ashpërsia e tepruar.

 

  • Kujdesu për ushqimin e drejtë të fëmijës.

 

  • Kujdesu që dy ditë të mos takohesh fare me fëmijën!

 

  • Duhet pasur kujdes për zhvillimin fizik të fëmijës: “Vajzat fitojnë në peshë kurse fëmijet në shtat(lartësi)!

 

  • Librat dhe revistat që nuk janë edukative, të fantastikës shkencore, magjisë, fantazmave dhe egërsirave si ato të drurit të jetës, Aladinit dhe lapës magjike e të ngjashme janë të ndaluara.

 

  • Filmat dhe filmat vizatimor si supermeni, filmat e tmerrit dhe frikës dhe fantastika shkencore janë të ndaluar plotësisht!

 

  • Nëse fëmijës i ndodhë diçka që e frikon mos provo ti ndihmosh ta harrojë, sepse harresa i mbulon frikat e fëmijës dhe nuk është larg nga ajo që të bëhet shkak i brengës dhe tendosjes shpirtërore. Është më mirë të kuptohesh me fëmijën dhe t’ia sqarosh gjërat në mënyrën që i përgjigjet moshës dhe psikës së tij!

 

  • Mos e privo fëmijën nga ajri i mëngjesit dhe, të paktën shkurt, le të qëndroj në diellin e mëngjesit!

 

  • Në sjejlle me fëmijën tënd duhet të jesh fëmijë dhe loja me të është rrugë dhe praktikë e Pejgamberit alejhi selam., me Hasanin dhe Hysenin.

 

  • Duhet pasur kujdes për dallimet individuale në mes fëmijëve!

 

  • Me fëmijën tënd, pavarësisht çfarë janë aftësitë e tij, sillu si me fëmi!

 

  • Me fëmiun bisedo në pajtim me aftësitë e tij mentale!

 

  • Merr pjesë me fëmijën tënd në zgjidhjen e problemeve të tij!

 

  • Fëmijën këshilloje menjëherë!

 

  • Kurrë mos e këshillo dhe mos e udhëzo fëmijën para dikujt!

 

  • Fëmija çapkën ne aspektin shoqëror dhe natyror është më intelegjent se ai i urtë dhe i tërhequr!

 

  • Ndaj fëmijët në shtrat dhe kurrë dytë mos të flenë me një mbulesë!

 

  • Fëmijën e pjekur mësoje për pastërtinë dhe si eliminohet ajo, pa turp!

 

  • Është obligim të bëhen kontrollimet e rregullta të fëmijës!

 

  • Largoji:ujin e nxehtë, thikën, zhiletin, aparatet elektrike posaçerisht nxehëset dhe ventilatorin për freskim larg duarve të fëmijës!

 

  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë punë për të cilat kërkohet koncetrim i syrit për detaje të vogla, siç janë punët me gjilpërë…

 

  • Mos i plotëso dëshirat e fëmijëve në momentin kur zemërohet, qan dhe dënesë që të mos e bëj shprehi!

 

  • Mos i premto fëmijës shpërblim dhe pastaj të mos e plotësosh premtimin!

 

  • Shpërblimi ditor është më i mirë se ai mujor, në mënyrë që fëmija të takojë çdo ditë, çdo mëngjes dhe të ndjejë nevojë konstante për ty. Gjithashtu edhe për arsye  se shpërblimi mujor ndikon në prishjen e fëmijës, kur e vëren se ka shumë para në dorë. Pos kësaj, është e mundur që të mos dijë sit ë veprojë me ato para dhe ti shpenzojë shumë shpejt!

 

  • Ruaje nga tregimet e imagjinuara dhe destruktive!

 

  • I diskuto pikëpamjet tua me të gjithë fëmijët kur bisedon me ta!

 

  • Mos e qorto fëmijën para të tjerëve!

 

  • Kurrë mos u ndaj me bashkëshorten(bashkëshortin) ose mikun para fëmijëve!

 

  • Mos bisedo me fëmijët tuaj për problemet e fikhut dhe lëvizjet e drejtimet islame!

 

  • Mos e ndërprejë fëmijën gjersa flet!

 

  • Fëmija nuk duhet të dalë jashtë pos në shoqëri me fëmijët e mirë dhe të edukuar dhe kur je i sigurt se nuk do të dëgjoj biseda të paturpshme dhe shfrenuese!

 

  • Mbështete fëmijën tënd në kërkim të synimeve dhe interesimeve, pastaj i zhvillo dhe nxite për to, ndërsa nëse nuk ka ndonjë synim të caktuar, zgjedhja vetë një punë ose sport ku do ta gjejë veten dhe nuk do të ndjehet i lënë anash!

 

  • Mësoje fëmijën që në gjep gjithnjë që ta ketë një mus’haf, misvak, laps e letër dhe faculeta!

 

  • Konsultohu me fëmijën tënd dhe mësoje si të përgjigjet, dhe jo si të bëhet diktator!

 

  • Angazhimi dhe orientimi i fëmijëve është shumë me rëndësi, le të ndahen në ekipe, të organizojnë pikëniqe dhe përmbahu udhëzimeve të tyre!

 

  • Memoria e fëmijës është aparat jashtëzakonisht preciz. Ai mban mend shpejt dhe kupton shumë, pa kuptuar domethënien, prandaj shfrytëzoje këtë në mësim të Kuranit, hadithit, duave, etj.

 

  • Largojë fëmijën nga gjuhët e huaja para moshës së tij gjashtëvjeçare ngase kjo është mosha e zhvillimit linguistik, andaj ose do ta mësoj gjuhën e vet amnore dhe ta forcojë vokabularin e saj ose do ta devijoj gjuhën, e cila mbetet e mangët dhe e urrejtur!

 

  • Fëmija duhet të korrigjohet në fjalët që i flet mbrapshtë, si psh:., “koçoladë” në vend të “ çokolatë”!

 

  • Mësojë fëmijën të luaj vetëm lojëra të dobishme, si shah, katrortha, e të ngjashme dhe jo të luaj me tulla, zinxhirë, tapa të shisheve, letra bixhozi e gjëra të tjera prej cilave nuk ka dobi!

 

  • Urinimi i pakontrolluar mund të jetë pasojë e sëmundjes mëshikëzës urinare e cila është pasojë e ushqimit të dobët. Shkak i kësaj mund të jetë edhe frika ose xhelozia ose lazdrimi i tepruar ose vrazhdësia e tepruar ndaj tij, si dhe ndonjë e metë ndjeshmëri e tepruar, humbja e vetëmohimit etj..

 

  • Mos e friko fëmijën me errësirë, mal, gogol, polic!

 

  • Mos trego frikë para fëmijës, posaçërisht jo frikë nga terri ose shtazët e egra ose, psh qeni!

 

  • Problemet shpirtërore mësoji nga specialistët, në  mënyrë që ti eliminosh te fëmija yt!

 

  • Ki vëmendjen! Fëmija yt të shikon dhe përpiqet të emitojë në gjithqka: në ecje, mënyrën e të ndenjurit, të folurit etj. Prandaj zgjidh për vete një pamje të mirë të cilën fëmija do ta shikojë para vete, në të kundërtën akuzoje vetveten!

 

  • Edukatori që nuk është shembullor është si ai që shkruan në ujë; fëmija i harron fjalët por nuk i harron veprimet. Për këtë arsye ki kujdes që gjithnjë të jesh shembull në çdo lëvizje, qëndrim, fjalë dhe vepër, ngase fëmija është si pasqyra kur e shikon vetveten, prandaj shihe si dëshiron të dukesh!

 

  • Pranoje gabimin dhe kërko fale për të kur të gabosh para fëmijës, edhe nëse gabimi është fare i parëndësishëm!

 

  • Kontrollimi i reagimit është tejet me rëndësi në kontakt me fëmijën, posaçërisht në situatë të befasishme dhe të pa pritura!

 

  • Fëmija nuk guxon të ngritët mbi të tjerët, pos në rast shpërblimit dhe nxitjes!

 

  • Mësoni por mos u bën i ashpër, sepse kryesore me fëmijën është butësia!

 

  • Me fëmijë tënd përmbaju rregullit të artë që e ka preferuar Omer b. el-Hatab: Ashpërsi pa dhunë dhe butësi pa dobësi!

 

  • Shfrytëzimi i shpeshtë dhe i dendur i tregimeve përmes audio dhe video kasetave është shumë me rëndësi për fëmijët e vegjël!

 

  • Ledhatoje jetimin dhe afroju pa i lënduar emocionet e tij!

 

  • Ofroja fëmijës ndjenjën se për ty është diç i posaçëm dhe se ka vend të posaçëm në zemrën tënde!

 

  • Fëmijën quaje me emrin (nofkën) më të dashur!

 

  • Fëmija e don lavdrimin, prandaj shpesh i thuaj: Faleminderit, bravos, Allahu të shperbleftë, bukur, mirë, shkëlqyeshëm, të lumtë etj.

 

  • Gjatë bisedës me fëmijën është me rëndësi të tërhiqet vëmendja e tij dhe interesimi i tij!

 

  • Fëmijën nxite edhe kur pyet dhe kur përgjigjet!

 

  • Mësoje fëmijën ta kryejë namazin në xhami që nga mosha më e re dhe merre me vete në çdo namaz!

 

  • Mësoje vajzën tënde me hixhab (shami, shallë) dhe lëvdoja atë!

 

  • Mësoje fëmijën gradualisht të agjëroj që nga fëmijëria: së pari ia ndalo mëngjesin, pastaj drekën, pastaj darkën!

 

  • Ndëshkimi nuk guxon të lë gjurmë fizike ose në psikën e fëmijës, prandaj nuk ka dënim me përqeshje dhe turpërim, as ka dënim me shpërthim me gjilpërë, shkop të trashë etj!

 

  • Mësoje fëmiun të jetë i guximshëm në drejtësi dhe që në këtë të mos i frikohet askujt !

 

  • Mësoje fëmiun të jetë i mëshirshëm me atë që është më i ri dhe ta respektoj atë që ështe më i vjetër!

 

  • Thuaj fëmijës: të lutem ma sjell ose ma jep atë nëse mundesh, ose mos e bën këtë nëse ka mundësi, madje edhe kur je i zemëruar!

 

  • Mësoja fëmijës moralin e bukur, kulmi i  cilit është sinqeriteti dhe besnikëria!

 

  • Nxite fëmijën të dëgjojë drejt dhe mirë, në mënyrë që të jetë orator dhe elokuent më vonë.

 

  • Tek fëmija mblidhe urrejtjen ndaj armiqve të Zotit, në veçanti ndaj shejtanit dhe çifutëve!

 

  • Është e domosdoshme të përdoret njësoj metoda e shpërblimit dhe ndëshkimit gjatë edukimit të fëmijës!

 

  • Barazia në shfrytëzimin e metodës së shpërblimit është: fëmijën mos e shpërble vetëm materialisht, po edhe me diç domethënëse dhe të brendshme. Disa prej metodave të shpërblimit janë:

 

  • -lavdërimi,
  • -fillo  me të kur të zgjedhësh në lojë në piknik
  • -merre me vete dhe bisedo me të,
  • -shpërbleje me laps, çokolatë, tregim, kasetë,
  • -rritja shpërblimin,
  • -falja kur gabon, përshëndete shpesh,i thuaj flalë të mira, faleminderit, shumë bukur, të lumtë, Allahu të shpërbleftë etj.

 

 

  • Disa nga metodat e ndëshkimit janë:

 

  • -tërheqja e veshit,
  • -kanosja,
  • -qortimi me zë,
  • -injorimi dhe,
  • -largimi (jo më shumë se tri ditë),
  • -privimi nga shpërblimi,
  • -nga shëtitë e përbashkëta,
  • -apo diçka që e dëshiron,
  • -lëvdimi i tjetrit në prezencën e tij, etj.

 

  • Të merret parasysh situata e fëmijës dhe arsyeja për çka ka gabuar.
  • Fëmija duhet të kuptojë se është ndëshkuar për të mirën e vet, t’i buzëqeshet dhe të mundohemi ta harrojmë ndëshkimin.
     

 

 

 

Muhammed Mursi    “Aftësia e rritjes së fëmijëve”

 

 

 

Back