Mos i godisni fëmijët tuaj

25/05/2011 21:45


Prindërit i godasin fëmijët kur e ndjejnë se nuk mund ta kontrollojnë dot veten e tyre dhe ndihen të pashpresë. Fëmija mund t’ju frustrojë, por kjo nuk është një arësye e mjaftueshme për ta goditur. Dhuna është një problem i prindit dhe jo faji i fëmijës.
Rrahjet, shuplakat, apo goditjet si formë dënimi u mëson atyre se nuk ka problem t’i godasësh të tjerët për të zgjidhur problemet dhe kjo mund t’i mësojë ata të ndëshkojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë me të cilën janë ndëshkuar vetë.
Ndëshkimet fizike ndalojnë sjelljen e padëshiruar vetëm për një kohë të shkurtër. Edhe me një ndëshkim shumë të ashpër fëmijët mund të përshtaten, kështu që ka pak ose aspak afekt. Përdorja e mëtejshme e ndëshkimit është po njëlloj joefektive.
Metodat jofizike të disiplinimit i ndihmojnë fëmijët të kontrollojnë emocionet e tyre dhe u mësojnë atyre mënyra të tjera jo të dhunshme për të zgjidhur problemet.

Ja tek janë disa sugjerime:

• T’i lesh vetëm si formë ndëshkimi për disa minuta, zakonisht 1 minutë për çdo vit jetë ( psh. Nëse fëmija është 3 vjeç e lemë tre minuta. Kjo nuk është e përshtatshme për fëmijët shumë të vegjël),

• Largimi nga disa privilegje apo argëtime,

• Mos lejimi për të dalë për të luajtur apo për të marë pjesë në aktivitete të tjera të shkollës apo lagjes (kjo është e përshtatshme vetëm për fëmijët më të mëdhenj apo adoleshentët).
Ndëshkimi që nënkupton largimin nga disa priviligje apo moslejimi për të dalë duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme për periudha të shkurtra kohe.

Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se nëse bëjnë gabime, janë në gjendje t’i korrigjojnë ato. Tregojuni atyre si të mësojnë nga gabimet e tyre. Ndihmojini ta kuptojnë ku gabuan dhe si mund të shmangin kryerjen e gamimeve të ngjashme në të ardhmen. Në këtë rast është veçanërsht e rëndësishme që të mos i shqetësoni ata tepër dhe të mos i poshtëroni. Fëmijët kanë gjithmonë nevojë të ndjejnë dashurinë dhe respektin tuaj.
Një qasje mjaft pozitive për të ndryshuar sjelljen është t’u jepni rëndësi shpërblimeve për sjelljen e mirë, se sa të ndëshkoni për sjelljen e keqe. Sillni ndër mend se lavdërimi dhe dashuria janë shpërblimet më të mira.
Jini këmbëngulës për zbatimin e rregullave dhe disiplinën. Kur ju vendosni një rregull zbatojeni atë deri në fund. Fëmijët kanë nevojë për një strukturë me rregulla të qarta për sjelljen e tyre. Të vendosësh rregulla e të mos i zbatosh ato i fut fëmijët në konfuzion dhe u mëson atyre si mund të shpëtojnë pa u lagur.
Prindërit duhet t’i përfshijnë fëmijët në vendosjen e rregullave kurdoherë që të jetë e mundur. Shpjegojuni fëmijëve se çfarë prisni prej tyre si dhe pasojat që vijnë prej prej moszbatimit të rregullit që keni vendosur. Kjo do t’i ndihmojë ata të mësojnë të sillen në mënyra që janë të përshtatshme për vetë ata dhe për të tjerët.
Dhuna e përjetuar në shtëpi është tmerruese dhe e dëmshme për fëmijët. Ata kanë nevojë për një strehë të sigurt dhe njerëz që i duan ku nuk kanë pse të rriten me frikë. Një fëmijë i cili ka qenë dëshmitar dhune në shtëpinë e tij jo gjithmonë bëhet i dhunshëm, por ai ose ajo ka më shumë të ngjarë që të përpiqet t’i zgjidhë konfliktet me anë të dhunës.
Punoni për ta bërë shtëpinë tuaj një vend të sigurt dhe jo të dhunshëm dhe gjithmonë kritikoni sjelljen e dhunshme midis motrave dhe vëllezërve. Mbani ndër mend se edhe debatet armiqësore dhe agresive midis prindërve i frikësojnë mjaft fëmijët dhe u japin një shembull mjaft të keq.
Nëse në familjen tuaj ka njerëz që lëndojnë fizikisht apo verbalisht njëri-tjetrin, kërkoni ndihmë nga një psikolog. Ai apo ajo do t’ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të kuptoni pse shfaqet dhuna dhe si ta ndalloni atë.

 

 

Back