Rruga e Allahut është rruga më e mirë

24/05/2011 21:36


Një burrë u fjalos me bashkëshorten e tij dhe i tha...





“Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut...” (Kur’an, Muhamed: 19)

Çfarë është lumturia? A gjendet ajo në para, pozitë ose origjinë? Ka shumë përgjigje, mirëpo të shikojmë lumturinë e kësaj gruaje:

Një burrë u fjalos me bashkëshorten e tij dhe i tha: “Do ta bëj jetën të mjerueshme!” Bashkëshortja u përgjigj e qetë: “Ti nuk mund ta bësh atë.” Ai tha: “Pse jo?” Ajo tha: “Nëse lumturia do të qëndronte në para ose xhevahir, ti do më privosh nga to, mirëpo lumturia gjendet në një vend në të cilin ti nuk ke kontroll. Unë e gjej lumturinë në besimin tim dhe besimi im është në zemër dhe askush nuk ka fuqi mbi të përveç Zotit tim.”


Kjo është lumturia e vërtetë, lumturia e besimit dhe askush nuk mund ta ndiejë këtë lumturi përveç atij, mendja, zemra dhe shpirti i të cilit janë të mbushur me dashuri për Allahun. Ai që vërtet e kontrollon lumturinë është Zoti i vërtetë, kështu që kërko lumturi nga Ai duke e adhuruar dhe duke iu bindur.



E vetmja rrugë për të gjetur lumturi është mësimi i fesë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Në momentin që njeriu ta gjejë këtë rrugë, nuk do të çojë peshë nëse ai jeton në një kasolle ose në anë të rrugës, ai do të jetë i kënaqur me një copë buke dhe do të jetë personi më i lumtur në botë. Mirëpo, kush devijon nga kjo rrugë do ta kuptojë se tërë jeta e tij është e mbushur me hidhërim, pasuria e tij është privim, përpjekjet e tij janë humbje dhe fundi i tij është poshtërimi.

 “Ti mund të bëhesh gruaja më e lumtur në botë”

Dr. Aid el-Karni

 

 

 

Back